Tiranë, një pallat rrezikon shembjen. Shkak gërmimet e një firme ndërtimi

Tiranë, një pallat rrezikon shembjen. Shkak gërmimet e një firme ndërtimi

85
0
Shares

Një pallat në afërsi të zonës së Kopshtit Botanik në Tiranë po rrezikon të shembet. Shkak janë bërë rrëshqitjet e dherave, pas punimeve të lëna përgjysmë gjysmë nga një firmë ndërtimi. Kjo firmë ka gërmuar shumë në afërsi të pallatit që mund ti shkaktoj atij shembje. Banorët e këtij pallati kanë njoftuar me urgjencë policinë, e cila sapo mbërriti në vendngjarje nisi evakuimin e tyre. Nga të dhënat paraprake mësohet se evakuimi i rreth 20 familjeve ka nisur që ditën e djeshme, ndërsa disa prej tyre nuk kanë pranuar të lënë shtëpinë.

“Më datë 28.11.2015,  në Selitë e Vogël, tek xhamia është hapur një gropë për ndërtimi pallati, e cila nga reshjet e shumta rrezikohet të shembet pallati pranë.



Nga ana e Ministrisë së Brendshme është ngritur gjithashtu shtabi i emergjences për vlerësime situatës dhe veprimeve të mëtejshme.



Policia ka bere evakuimin e 34 familjeve në total, e nisur që  në datë 26.11.2015, dhe ditën e sotme është bëre evakuimi i 7 familjeve të fundit, të cilët jetonin në këtë pallat.



Gjithashtu është shpallur në kërkim menaxheri i ndërtimit të këtij pallati shtetasi Bujar Hasa, për mosrespektim të rregullave të ndërtimit.



Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”,
thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY