Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rritet kontrabanda e cigareve, humbjet e qeverisë arrijnë 20 – 30 milionë euro në vit

24/11/2015
Rritet kontrabanda e cigareve, humbjet e qeverisë arrijnë 20 – 30 milionë euro në vit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sorin Juganaru i JTI: Nga sondazhet më të fundit vihet re që ka një rritje të kontrabandës vitin e fundit, por problemi më i madh mbetet informaliteti në tregun e brendshëm, me duhanin e grirë. Qeveria humb 20-30 milionë euro në vit nga informaliteti dhe kontrabanda në këtë sektor…

sorin juganaru1

Sorin Juganaru

Nga vëzhgimi i përvitshëm që shpërndarësit zyrtarë të cigareve kanë kryer për tregun e duhanit në Shqipëri ka rezultuar se së fundmi ka një rritje të futjes së cigareve kontrabandë në vend. Gjetjet bëhen të ditura për Monitor.al në një intervistë të Sorin Juganaru, drejtor marketing dhe shitjesh për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë i JTI (Japan Tabacco International).
“Ky studim bëhet një herë në vit dhe mund të krahasohen të dhënat paraprake, por rezulton që ka një rritje të importeve të cigareve kontrabandë (pa pullë fiskale)”, thotë Juganaru.
Sipas tij, arsyeja kryesore e kësaj tendence lidhet me rritjen e çmimit të cigareve, pas shtrenjtimit të vazhdueshëm të akcizës.
“Sa më i lartë çmimi, aq më e vështirë bëhet për konsumatorët ta përballojnë atë dhe aq më shumë do të shikojnë për alternativa të tjera dhe ata që kontrabandojnë gjejnë më shumë hapësira”.
Megjithatë, Sorin pohon se qeveria ka ndërmarrë së fundmi veprime të rëndësishme për të luftuar kontrabandën. Sipas tij, importet e cigareve në total u reduktuan me 20 % në 2014 dhe tendenca rënëse ka vijuar dhe në 2015-n, me tkurrje prej 11 %.
Megjithatë, Jugaranu pohon se problemi kryesor për tregun shqiptar mbetet informaliteti i lartë në tregun e brendshëm, me prodhimin e duhanit të grirë, që zë një peshë shumë më të lartë në raport me kontrabandën e cigareve.
Ai pohon se të gjithë kompanitë e tregut po përballen me shqetësime të njëjta, teksa tregu zyrtar i cigareve është tkurrur gjatë dy viteve të fundit.
Vlerësohet që qeveria humb 20 – 30 milionë euro në vit nga informaliteti dhe kontrabanda në këtë sektor, që shteti nuk arrin të mbledhë përmes TVSH-së dhe akcizës. Kjo për faktin se duhani i dredhur është tërësisht jashtë taksimit.
“Në mendimin tonë, nuk ka shumë kontrabandë nga jashtë që hyn në doganë, por po flasim për konsum alternativ të duhanit të dredhur, që po bëhet zgjidhje për konsumatorët për shkak të çmimeve të larta të duhanit të gatshëm”, thotë Jugaranu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

11/04/2026
Rama rikthen edhe në terren Ballukun, shëtitje në Lushnjë për punët e Shqipërisë apo hallet e Belës

Rama rikthen edhe në terren Ballukun, shëtitje në Lushnjë për punët e Shqipërisë apo hallet e Belës

11/04/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SHPJEGIMI/ SPAK vijon hetimet për tenderin 2.2 mln euro, kërkohet pushim vetëm për një akuzë

11/04/2026
Berisha: PD do të ulë TVSH-në në 6% për ushqimet e shportës

Berisha: PD do të ulë TVSH-në në 6% për ushqimet e shportës

11/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

11/04/2026
Rama rikthen edhe në terren Ballukun, shëtitje në Lushnjë për punët e Shqipërisë apo hallet e Belës

Rama rikthen edhe në terren Ballukun, shëtitje në Lushnjë për punët e Shqipërisë apo hallet e Belës

11/04/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SHPJEGIMI/ SPAK vijon hetimet për tenderin 2.2 mln euro, kërkohet pushim vetëm për një akuzë

11/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.