Foto Arkiv
Opozita do të zhvillojë më 8 dhjetor një marshim proteste në kryeqytet.
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar se fillimi i dhjetorit do të nisë me proteste kundër qeverisë për gjendjen e rëndë ekonomike ku e ka futur vendin. Për këtë ai ka edhe një datë, sipas të cilit opozita do të zhvillojë më 8 dhjetor një marshim proteste në kryeqytet.
Nga Vau i Dejës ku Basha zhvilloi me banorët një takim, ai deklaroi se PD synon ta shohë me realizëm gjendjen ekonomike, ndryshe nga qeveria, që sipas tij e mbulon me propagandë.
“Qëllimi ynë është të regjistrojmë gjendjen ekonomike. Duam të njihemi me hallet tuaja dhe të gjejmë rrugëdaljen. Asnjë propagandë televizive s’mund të fshehë gjendjen e qytetarëve”, tha kreu i PD-se.
Duke njoftuar për protestën, ai ftoi shqiptarët të bashkohen në shesh.
“Nëse mendoni se koha e kësaj qeverie ka mbaruar atëherë ju ftoj me 8 dhjetor në Tiranë në marshimin e protestës. 8 dhjetori është për të gjithë ata që kanë shpresuar për një vend pune por shohin që po u mbyllen. 8 dhjetori është për të gjithë ata që prisnin ulje taksash dhe sot përballen me arbitraritetin e taksa të rritura e gjoba. 8 dhjetori është për të gjithë ata që u ka ardhur laku në fyt. Të mblidhen në Tiranë për të marrë në dorë fatet e vendit”, tha Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/