Itali, vrau gruan dhe të dashurën. Vetëvaret në qeli shqiptari

Itali, vrau gruan dhe të dashurën. Vetëvaret në qeli shqiptari

78
0
Shares

I ka dhënë fund jetës së tij, duke u vetëvarur në qelinë e burgut në Itali. Shqiptari i dënuar për vrasjen e dy grave të bashkëshortes dhe të të dashurës, është vetëvarur në dritaren e qelisë, në burgun e Masassit, me llastikun e tutave, raportojnë mediat italiane.
54-vjeçari, Asllan Agoj, qe 13 vjet më parë vrau me kazmë gruan e tij i ka dhënë fund jetës në fundjavë.
Ai ishte lënë i liri pas 9 vitesh burg, por vetëm një vit më parë vrau të dashurën e tij të re me shtatë goditje thike, ndërkohë që fëmijët e saj ishin në shkollë.  Më pas tentoi t’i jepte fund jetës, por nuk e ka arritur. Policia e shoqëroi në burg, ku priste edhe gjykimin për vrasjen e dytë.
Mediat italiane, raportojnë për mungesë të kushteve të sigurisë në burgje, duke i mëshuar faktit se kanë ndodhur shumë raste të ngjashme.
Rreth 13 vite më parë në Cave, pranë Romës ai vrau gruan e tij. Atë e masakroi me kazmë, duke e qëlluar disa herë në kokë. Për krimin u dënua me 14 vjet burg, por u lirua vetëm pasi kreu 9 vjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY