Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arratiset me të dashurin, mashtron burrin: Më kanë rrëmbyer 4 veta të maskuar

09/11/2015
Arratiset me të dashurin, mashtron burrin: Më kanë rrëmbyer 4 veta të maskuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Më kanë rrëmbyer 4 veta të maskuar. Më detyruan të futem në makinën e tyre. Tani sa kemi kaluar Fushë­ Krujën”. Kjo ishte telefonate një 26-­vjeçare, nënë e dy fëmijëve, që ka alarmuar bashkëshortin e saj në shkurt të këtij viti. Menjëherë ai ka lajmëruar policinë për ngjarjen, pa ditur se gjithçka ishte një sajesë e bashkëshortes për të justifikuar takimin me një shok të saj.

Pak orë pasi u njoftuan për ngjarjen, punonjësit e policisë janë vënë në kërkim dhe në fshatin Katund i Ri, Durrës kanë ndaluar një automjet tip “Benz Mercedes”, brenda të cilit ndodheshin Edlira.P., Re.B. dhe Xhe.C. Këta persona janë shoqëruar ne Komisariatin e Policisë nr.5, Tiranë, por ata s’dinin gjë për rrëmbimin e gruas. Për me tepër, ata dinin se femra që kishin në makinë quhej Jona dhe ishte 23 vjeç. Edhe para oficerëve të policisë ajo nuk e ka kursyer historinë e fantazuar, sikur ishte rrëmbyer nga 4 persona të maskuar. Bashkëshorti i të pandehurës ka deklaruar se nuk e kishte gjetur bashkëshorten në shtëpi. Kishte lajmëruar vjehrrën, e cila kishte ardhur menjëherë. Ai kishte tentuar t’i telefononte bashkëshortes, por ajo nuk e ngrinte telefonin. Bashkë me vjehrrën kanë shkuar në polici dhe kanë njoftuar në lidhje me largimin e saj. Rreth orës 14:10 kishte mundur të lidhet me telefon dhe të shoqen, dhe ajo i ka thënë se e kishin rrëmbyer katër persona të armatosur dhe të maskuar. E.P. i kishte thënë gjithashtu se kishte rreth gjysmë ore që kishin kaluar Fushë­Krujën. Ai e kishte marrë me rezervë këtë informacion, por megjithatë ua kishte transmetuar punonjësve të policisë.

Pak ditë më parë, Edlira P. u deklarua fajtore nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “kallëzimit të rremë” dhe u gjobit me 100 mijë lekë. Sipas Gjykatës, 26-­vjeçarja kishte kallëzuar me dashje një krim që nuk kishte ndodhur. Gjatë gjykimit ajo ka pranuar akuzën dhe është shfaqur e penduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DURRËS/ Kapet i dënuari me 14 vjet në Itali

DURRËS/ Kapet i dënuari me 14 vjet në Itali

10/08/2026
Berisha: 4 televizionet kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës 4 orë

Berisha: 4 televizionet kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës 4 orë

10/08/2026
Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DURRËS/ Kapet i dënuari me 14 vjet në Itali

DURRËS/ Kapet i dënuari me 14 vjet në Itali

10/08/2026
Berisha: 4 televizionet kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës 4 orë

Berisha: 4 televizionet kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës 4 orë

10/08/2026
Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.