DENONCIMI/ SKANDAL NË DOGANA, KONTRABANDA NGA DREJTUESIT E LARTE

DENONCIMI/ SKANDAL NË DOGANA, KONTRABANDA NGA DREJTUESIT E LARTE

115
0
Shares

Në një intervistë, ish-inpektori i Antikontrabandës në dogana I. C. rrëfen se si drejtuesit e lartë të doganave ishin edhe ‘drejtues’ të kontrabandës. Ai rrëfen se si kalojnë maunet me cigare, e mallra të tjerë me akcizë, si ndryshojnë dokumentacionet shoqërues të mallit nga doganat greke në atë shqiptare, si u zhduk kontenieri në doganën e Tiranës që kontrollohej nga Crown Agents. Intervista është bërë nga gazetari Basir Çollaku dhe botohet ekskluzivisht në Opinion.al. Është denoncimi për të cilin lideri i opozitës Lulzim Basha nga studio e ‘Opinion’ akuzoi median se ka frikë ta botojë.

Intervista me ish-inpektorin e Antikontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave

Kur keni nisur punë në doganë në sektorin e antikontrabandës?
Kam nisur punë në mars të vitit 2013 dhe jam larguar në qershor të vitit 2015.

Keni konkurruar për të marrë këtë vend pune?
Kam konkurruar në dhjetor të viti 2012 me shkrim dhe pas një muaj me gojë, dhe kam marrë mbi 140 pikë që janë afër maksimales së vlerësimit për kategorinë C2 Ashtu siç jam larguar dhe herën e parë ku gjykata vendosi në favorin tim për largim të padrejtë dhe pas konkursit u riktheva në drejtorinë e antikontrabandës tokësore me detyrën inspektor.

Cila ishte detyra juaj në këtë sektor?
Detyra jonë në sektorin e antikontrabandës konsistonte në kryerjen e shërbimeve në të gjitha pikat doganore që ka Shqipëria, kufitare dhe të qyteteve dhe ushtronim kontroll për të gjitha llojet e mallrave, për të gjitha hyrjet dhe daljet.

Kontrollet ishin me një grafik nga drejtoria, apo edhe rutinë, të punës suaj të përditshme bazuar edhe në informacionet operative që ju merrnit?
Kontrollet ishin edhe nga informacionet që merrnim ne nga eprorët tanë edhe kontrolle të vazhdueshme që organizonim në që rrinim gjatë gjithë kohës të instaluar nëpër pika doganore.

A keni konstatuar kontrabandën si një problem serioz gjatë punës suaj?
Kontrabanda është një problem serioz dhe këtë unë e kam prekur gjatë punës sime, gjatë detyrës, por, me ata drejtues që na erdhën ne, kontrabanda u shtua.

Cilët drejtues?
Aty erdhën drejtues, në drejtorinë e antikontrabandës, persona të cilët ishin larguar nga detyra për shkelje në vlerën 1.5 milionë dollarë.

Konkretisht?
Konkretisht drejtori antikontrabandës…

Ishte larguar më përpara?
Nga drejtor i doganës së Durrësit, ishte larguar në vitin 2005, për shkelje të konstatuara nga drejtoria e kontrollit të brendshëm të doganave, dhe arsyeja e largimit ishte 1.5 milionë dollarë abuzime si rezultat i shkeljeve të bëra.

Me ardhjen e tij ndryshoi puna?
Me ardhjen e këtij drejtori dhe drejtorit të departamentit hetimor, që mban dhe detyrën e nëndrejtorit të përgjithshëm të doganave, si zgjedhje ekskluzive e Kryeministrit, ndoshta edhe ngaqë ishte hetues i vjetër i para 90-tës, ia besoi atij këtë detyrë. Por për fat të keq kontrabanda u shtua me ardhjen në detyrë të këtyre dy drejtorëve.

Pse pretendoni se është shtuar kontrabanda në dogana me ardhjen në detyrë të këtyre dy drejtorëve?
Unë e kam hasur në punën time. Po të tregoj një rast flagrant, të një bisede që unë kam pasur në zyrën e drejtorit të departamentit të hetimit dhe ndër të tjera përmendet në këtë bisedë një rast flagrant i ndodhur para ardhjes së tij në detyrë, unë ja thashë me emër, ja thashë edhe se ku ka ndodhur, dhe me cilën kompani kishte ndodhur incidenti, ku inspektori i antikontrabandës i kishte marrë ryshfet në oren katër të mëngjesit, shoferit të autobusit, por pas këtij denoncimi nisën pasojat për mua.

Çfarë pasojash?
Pas një muaji, unë u transferova tek drejtoria e antikontrabandës detare, pa asnjë shkak, ndërkohë që vlerësimet e punës për dy vitet e para ishin shumë të mira, vlerësime të cilat janë zhdukur edhe nga dosja. Sepse kur i kam kërkuar për ti bërë pjesë të procesit gjyqësor nuk i kam gjetur, nuk ekzistojnë. Dhe pas një muaj te antikontrabanda detare më bëhet një tjetër vlerësim punë me anë të të cilit më largojnë nga detyra.

Arsyeja e largimit?
Zyrtarisht është moskonfirmimi i statusit të nëpunësit civil gjë që nuk ekziston.

Mendoni se largimi ishte si pasojë e përplasjes me eprorët?
Fakti tregoi se menjëherë pas konstatimit të një kontrabande të kryer në një nga pikat tona doganore dhe unë ia vura në dukje konkretisht drejtorit të departamentit të hetimit, për mua nisën problemet në punë.

(“Opinion.al”)

Vijon nesër …

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY