Durrës, eksploziv pas mesnate lokalit, hetohen konfliktet e pronarit

Durrës, eksploziv pas mesnate lokalit, hetohen konfliktet e pronarit

66
0
Shares

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një lokal në qytetin e Durrësit. Për fat të mirë, shpërthimi nuk shkaktoi lëndime në njerëz. Por dëmet materiale janë të shumta.
Sipas të dhënave të para të policisë mësohet se shpërthimi ndodhi pas mesnatës, në një lokal në lagjen numër 17 të qytetit bregdetar, në pronësi të shtetasit me inicialet K. R. Objekti i cili gjendej në katin e parë të një pallati, shërbente si lokal dhe si bilardo.
Në vendin e ngjarjes shkuan efektivë të shumtë policie, të shoqëruara nga ekspertë, të cilët kanë mbledhur edhe provat materiale.
Nga ana e policisë, mësohet se është shoqëruar pronari i lokalit për të dhënë dëshminë e tij. Objekt i deritanishëm i hetimeve janë konfliktet e mundshme të pronarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY