Një avion ushtarak francez i është afruar një avioni të një drejtuesi të lartë rus në qiellin francez. Moska nga ana e saj ka protestuar.
Diplomacia ruse ka thirrur të hënën ambasadorin e Francës në Moskë për ti paraqitur shqetësimin dhe preokupimin e madh pasi një avion gjuajtës i ushtrisë franceze i është afruar në mënyrë të “rrezikshme” një avioni ku udhëtonte presidenti i Dumës ruse në rrugën e tij për në Gjenevë.
Sipas ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, një avion ushtarak “i është afruar në mënyrë të rrezikshme” në hapësirën ajrore franceze, avionit që transportonte një delegacion rus të drejtuar nga Presidenti i Dhomës së Ulët të Parlamentit, Sergei Narychkine. Delegacioni po shkonte në Gjenevë.
Këto sjellje thuhet në reagimin rus zvogëlojnë mundësinë për të përdorur Francën si një vend për takime shumëpalëshe dhe për negociata.
Sipas zëdhënëses së Sergei Naryshkine që ka folur për AFP dhe që ndodhej në delegacion, avioni ushtarak francez është afruar shumë afër avionit të delegacionit rus. Aq sa mund të merrnim edhe foto.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/