‘Babagjyshët’, Prokuroria i dërgon në gjykim për arratisje nga burgu grek

‘Babagjyshët’, Prokuroria i dërgon në gjykim për arratisje nga burgu grek

78
0
Shares

Prokuroria për Krime të Rënda ka dërguar për gjykim kërkesën për shtetasit Ilir Kupa dhe Fatos Sulaj, pas ngjarjeve të nisura në 22 mars 2013, kur janë arratisur në mënyrë të organizuar, në bashkëpunim me të burgosur të tjerë, nga burgu i Trikala.

Dy të pandehurit, si edhe të burgosur të tjerë në burgun e Trikalas, kanë thyer perimetrin e sigurisë dhe kanë dalë nga burgu, të ndihmuar dhe në bashkëpunim me persona të tjerë nga jashtë rrethimit të burgut, të cilët ishin të armatosur. Grupi i personave u përball me armë me forcat e policisë për rreth 30 minuta, nga e cila mbetën të plagosur rëndë dy punonjës policie. Ndërkohë, në këtë përplasje të armatosur, ka mbetur i vdekur edhe një shtetas shqiptar, i burgosur në këtë burg, gjatë tentativës për arratisje.

Pas largimit nga burgu, dy të pandehurit nuk janë kthyer më në burg dhe autoritetet greke ndaj tyre kanë ngritur disa akuza për ngjarjen e ndodhur në burgun e Trikalas. Në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare mbi transferimin e procedimeve penale, autoritetet greke kanë përcjellë në Shqipëri dokumentacionin mbi të cilat kanë krijuar dyshimet për veprimtarinë kriminale të këtyre dy personave. Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të akteve të përcjella nga autoritetet gjyqësore greke, zhvilloi hetime dhe në përfundim formuloi akuzat ndaj shtetasve Ilir Kupa dhe Fatos Sulja, si edhe dërgoi kërkesën për gjykim. Ata janë të akuzuar për “vrasjen e punonjësit të policisë”, të mbetur në tentativë; “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “prodhimi dhe mbajtja e armëve pa leje”; “krijimi i grupit të strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Kupa është një nga të dyshuarit kryesorë për grabitjen e famshme ne qendrën tregtare, ku disa persona te veshur si babagjyshë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY