Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Alarmi, kreditë e këqija po rrënojnë ekonominë

18/09/2015
Alarmi, kreditë e këqija po rrënojnë ekonominë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rreth 125 miliardë lekë ose 1 miliardë dollarë është totali i kredive me probleme në vend të cilat nuk janë kthyer në banka si nga individët ashtu edhe bizneset.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, nga 125 miliardë që ishte totali i kredive me probleme në muajin Qershor, 70 miliardë lekë është kredi e pakthyer vetëm nga 35 koorporata të mëdha në vend, ndërsa pjesa tjetër 55 milardë është kredi e pakthyer nga biznese të tjera dhe individë.
Ky borxh i pakthyer në Bankat e Shqipërisë po rrënon ekonominë e vendit tonë, pasi bankat kanë ndërprerë ose ulur dhënien e kredive, gjë që ka sjellë rënien e rritjes ekonomike të vendit tonë.
Drejtues të bankave thonë se pjesën më të madh të kredisë me probleme e ka biznesi.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, ky numër i lartë i kredive me probleme dhe  moskthimi kredisë nga kompanitë e mëdha, po mban peng zhvillimin ekonomik të vendit.
Kjo i bën bankat më dorë shtrënguara për të dhënë kredi të re dhe për të mundësuar fondet që ata kanë në kreditimin e ekonomisë. Këtë gjë e tregojnë edhe raportet e fundit të Bankës së Shqipërisë.
Një nga problemet që vazhdojnë të hasin bankat në mbledhjen e kredive me probleme është zvarritja e procesit të ekzekutimit të kolateralit nga gjykata.
Ky shqetësim është ngritur edhe nga Shoqata e Bankave të Shqipërisë, e cila në një deklaratë të saj apeloi për një mbështetje më të madhe në praktikat e ekzekutimit të kolateralit, të cilat shpeshherë karakterizohen nga një shkallë e lartë subjektiviteti dhe arbitrariteti nga ana e gjykatave dhe shoqërive përmbarimore.
Sipas Shoqatës së Bankave ka pasur raste flagrante, kur gjykata ndonëse ka vendosur për ekzekutimin e një pasurie të lënë peng nga kredimarrësi i keq, në momentin e fundit ky proces është kthyer mbrapsht nga organet ligjvënëse, duke i detyruar bankat të bëjnë sërish riklasifikimin e huave.
Por pavarësisht shqetësimit të madh për mosekzekutim të kolateraleve apo vendimeve skandaloze të gjykatave për favorizim të biznesmenëve kundër bankave, akoma më skandaloz është edhe fakti se ka disa banka që kanë vazhduar t’u japin kredi të reja mashtruesve, të cilët nuk paguajnë prej vitesh kreditë shumëmilionëshe.
Kjo ka sjellë shtimin e numrit të biznesmenëve që nuk paguajnë kreditë me shpresën se këto kredi do të falen, pasi sa më shumë shtohet numri i mashtruesve të bankave, aq më të sigurt bëhen ata në përpjekjen për të përdorur qeverinë, t’u falë borxhet që u kanë bankave private.
E gjithë kjo histori e borxheve të pashlyera po rëndon dhe vazhdon ta rëndojë ekonominë e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Air Albania” mban 6 orë në pritje pasagjerët në Rinas

Nga 10 prilli, procedura të reja në kufi për shqiptarët drejt zonës Schengen

09/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.