Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

POPULLI/ Fjalë të urta për kasat e kuponët…, por edhe dy poezi

15/09/2015
POPULLI/ Fjalë të urta për kasat e kuponët…, por edhe dy poezi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kasat fiskale dhe kuponët tatimorë janë kthyer edhe në objekt humori këto ditë. Përveç fotove me diçitura ngacmuese në rrjetet sociale po qarkullojnë edhe “fjalë të urta” për kasat dhe kuponët, të cilat nuk janë asgjë më shumë se fjalët e urta popullore, të përshtatura.
Fillimisht këtë “iniciativë” e nisi një përdorues i “Facebook”, miku i droni.al, Vehap Kola. Me postimet në profilin e tij, ai ka nxitur dhe përfshirë persona të tjerë, të cilët kanë “mbushur” listën e mëposhtme…

Rron shqiponja në majë të malit, rron dhe kasa fiskale në kurriz të kalit.

Kasa e ka bishtin mbrapa.

Me mirë një kasë sot, se një gjobë mot.

Më mirë një kasë sot se sa një burg mot.

Të ecim me moton një kasë një votë.

Kasën që pështyn, mos e lëpij.

Kasa ka dalë nga xheneti.

Kasa e shqiptarit, si purteka e arit.

Kasa e ka bishtin prapa.

Duaje kasën tende.

Mos i shih gunën po shihi kasën.

Kasa është edhe buke edhe gjellë

Kasë,  kasë, bëhet “shtet”.

Kasa e madhe e zeza të zot.

Kasë e zgjebosur, bishtin përpjetë.

Kasa bën kasën.

Kupon përpjetë.

Nga kasa e vogël, del taksa e madhe.

Peshku me kupon, tigani në zjarr

I jep faturën, të merr kasën.

I jep klasën të sjell kasën.

Kujto gjobën, bëj gati kasën.

Nuk bie rrufeja në kasë.

Kasa çan bllokadën.

Kasa çan bllokadën me kanabis në dorë.

Kasa e çon ujin përpjetë

Kafshatë që s’kapërdihet asht or vëlla kasa.

Cherchez la kás. (frëngjisht)

Shitësi i mirë me kasa shumë.

Deti fle, kasa s’fle.

Duaje atdhenë si qeveria kasën.

Kuponin e sotëm mos e lër për nesër.

S’lidhet kasa me pe.

Kasa e mirë vidhet nga dy persona

Ky stan këtë kasë ka.

Bukë e kripë e kasë.

Duaje atdheun si Briseida kasën.

Nga kasa e vogël del lepuri i madh.

Kasa që duket s’do kallauz

Shqiptari kur jep fjalën ble kasën

Kasa e mirë për ditë të vështira.

Kush nuk ka kokë ka kasë.

Kush s’ka kasë ka lekë (për gjobë).

Muri ka veshë, kasa ka sy.

Ku ka kasë s’është pa gjë.

Kasë e shëndoshe në biznes të shëndoshë.

In kasë ë trust. (pothuajse anglisht)

Kasa i jepet shitësit më të parë.

Kasa, yes ë can. (pothuajse anglisht)

Kush kërkon kasën e gjen

Ç’ka kasa tregon guna.

Kush ka kase botën ka.

Me mirë një kasë se një çiflig.

Mos i shih gunën por kasën.

Kasa e vogël, taksa e madhe.

Kasa e vogël, mbledh pare të madhe.

Nga kasa e vogël del lepuri i madh.

I have a kasë. (pothuajse anglisht)

I have a cupon. (pothuajse anglisht)

Kasa e mirë me shokë shumë.

Aty ku kasa është më e ëmbël se burgu… Në Shqipëri.

Fshati digjet, kasa krihet.

Kasa që nuk rrjedh, nuk pihet.

Kasa qelbet nga koka.

Kasa e madhe të lë pa gjë.

Poezi për Edi Ramën
Për një kase që ti s’e vë
fjala lek bëhet burg!
Ç’bën kështu more Edi,
futet populli në burg?

Poezi për Brisida Shehajn
Kasa ime ka që mbrëmë,
me Briseidën është zënë,
o sa keq, o sa keq,
mezi gjobën po ia heq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Air Albania” mban 6 orë në pritje pasagjerët në Rinas

Nga 10 prilli, procedura të reja në kufi për shqiptarët drejt zonës Schengen

09/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.