“Jemi të bindur se Saimir Tahiri…”

“Jemi të bindur se Saimir Tahiri…”

77
0
Shares

Saimir Tahiri nuk është në qendër të kritikave vetem nga media online që “nuk dihet se si financohen”, por edhe nga gazeta afër qeverisë të cilat kanë disa kohë që kanë publikuar një pjesë të skandaleve që lidhen me ministrin e Brendshëm.

Ja cfarë shkruan sot kryeredaktori i së përditshmes “Dita”, Adrian Thano, lidhur me shkrimet që kjo gazetë ka botuar javët e fundit:

“Ne nuk mundemi t’i bishtojmë asaj për të cilën jemi të bindur.
Për çfarë jemi të bindur…
1 – Sajmir Tahiri ka qenë në Korfuz siç kemi raportuar.
2 – Ka qenë aty me persona të cilët janë përzier në situata presioni mbi shefa policie për të selektuar plantacionet e hashashit në Tepelenë.
3 – Ka familjarë të përzier në trafikun e hashashit në Vlorë.
4 – Vazhdon të mbajë në detyrë zyrtarë që kanë vjedhur në tendera.
5 – Nuk mund të besojmë që 2 milion e kusur euro me të cilat po ribëhet e gjithë Ministria dhe 71 milionë euro të tjerë të taksapaguesve që janë caktuar për ministrinë që drejton do mirëmenaxhohen nga të njëjtët që janë dyshuar apo provuar tashmë si abuzues.
6 – Ka bërë emërime nepotike duke anashkaluar ligjin e gradave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY