INSTAT: Çmimet vazhdojnë rritjen

INSTAT: Çmimet vazhdojnë rritjen

66
0
Shares

Në muajin gusht 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,9 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,0 %.
INSTAT vëren se, ndryshimet vjetore të grupeve kryesore krahasuar me muajin gusht 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shërbimi arsimor” me 10,4 %, pasuar nga grupi
inflacioni1“Pije alkoolike dhe duhan” me 6,7 %. Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 4,2 %.
Rritja vjetore në muajin Gusht 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,65 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,24 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,15 pikë përqindje.
Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar me 0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,08 pikë përqindje.
Çmimet e grupeve “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra e shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me -0.04 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0.03 pikë përqindje.
Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 18,4 %, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 15,9 %, grupi “sheqer, reçelra e ëmbëlsira” me 1,2 %, etj.
inflacioni2Çmimet e nëngrupit “qumësht djathë e vezë” u ulën me 4,0 %, pasuar nga nëngrupi “kafe, çaj e kakao” me 0,4 %, nëngrupi “peshk” me 0,1 %, etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 1,9 %, pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 1,6 %, grupi “Shëndeti” me 0,9 % etj.
Ndryshimi mujor i indeksit është 0,8 %. Krahasuar me muajin Korrik 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0 %.
Ulja më e madhe mujore vërehet në grupin “komunikimi” me 1,1 %.
Krahasuar me një muaj më parë çmimi i eurodieselit u ul me 2,1 % dhe çmimi i benzinës u ul me 1,7 %.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY