Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria i nis kërkesën Kuvendit. Kosta Beluri në krye të hetimeve

06/09/2015
Prokuroria i nis kërkesën Kuvendit. Kosta Beluri në krye të hetimeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi në mesnatë Kuvendit të Shqipërisë miratimin e arrestimit të deputetit Armando Prenga.

Në letrën e Prokurorisë janë theksuar kërkesat: miratimi i arrestimit në flagrancë ndaj deputetit Armando Prenga dhe heqja e imunitetit parlamentar në raport me tri akuzat e ngritura ndaj tij ditën e djeshme.

Në shkresën e dërguar nga Prokuroria në Kuvend, Prokuroria kërkon autorizim për arrestimin e deputetit duke garantuar se ka prova që deputeti është i implikuar në ngjarje.

Prokuroria e Përgjithshme ka mbikëqyrur hetimet paraprake në lidhje me plagosjen e shtatë personave në Laç, si pasojë e përplasjes mes familjeve Prenga dhe Cali.

Drejtori i Task-Forcës, Kostaq Beluri, ka qenë në vendin e ngjarjes gjatë orëve të natës dhe paraditen e djeshme duke drejtuar hetimet në bashkëpunim me Policinë.

Armando Prenga është arrestuar në kushtet e flagrancës, por pavarësisht kësja brenda afatit prej 48 orësh prokuroria duhet t’i kërkonte Kuvendit autorizimin për ta arrestuar. Nëse nuk e kryente këtë veprim, atëherë urdhër-arresti në flagrancë e humbet fuqinë dhe deputeti mund të dalë i lirë, pavarësisht akuzave që ngrihen ndaj tij. Nëse prokurori i Përgjithshëm i drejtohet Kuvendit, atëherë kërkesa e tij shqyrtohet më së pari në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet. Më parë, ky Këshill duhet të dëgjojë deputetin e dyshuar ose mbrojtësit e tij, e më pas përpilon një raport dhe ia dorëzon Kuvendit. Kreu i Kuvendit, me urgjencë mbledh deputetët, të cilët më pas votojnë për arrestimin ose jo të deputetit. Nëse Kuvendi rrëzon kërkesën për autorizim, atëherë deputeti duhet të lirohet menjëherë. Në të kundërt, për fatin e tij vendos Gjykata e Lartë. Droni.al, panorama.al, balkanweb.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
EMRI/ Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestër punonjësi i Tatimeve

Tiranë, sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro

14/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.