Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Anishah Vlora: Na përndoqën si kafshë në komunizëm. Enver Hoxhën do e nderonim e nuk do hakmerreshim

01/09/2015
Anishah Vlora: Na përndoqën si kafshë në komunizëm. Enver Hoxhën do e nderonim e nuk do hakmerreshim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Anishah Vlora, vajza e Eqerem Bej Vlores,  sjell dëshmi tronditëse nga jeta e saj dhe nënës, gruas së Eqerem Bej Vlorës gjatë periudhës së komunizmit. Ajo thotë se u plaçkitën e u përndoqën edhe pse babai i saj ishte njeriu që hodhi themelet e shtetit shqiptar. Eqerem Bej Vlora e la vajzën e tij 9 muajshe kur u largua nga Shqipëria menjëherë pas akuzave të   qeverisë së re komuniste se bashkëpunoi me pushtuesit italianë.
Një një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”, Anishah përgjigjet: Babai nuk ishte tradhtar. Ai njeri ka bërë albanologjinë kombëtare e si mund të jetë tradhtar?  Si mund të quhet tradhtar dikush që ka hedhur themelet e shtetit”.
Ritregon atë që ka dëgjuar nga  nëna  e saj për largimin e të atit nga  vendi ne 1944, i cili iku me premtimin për marrë por që nuk mundi kurrë dhe dështoi tre here në tentativat e tij. “Kur babai u largua nga shtëpia, që nga ajo ditë filluan vuajtjet tona. Na nxorën nga shtëpia e hallës sime, duke lënë plaçkën të gjithë.  E dolëm në rrugë vetëm me rrobat e trupit. Vajtëm në Babrru, ishte një mikeshë e nënës. Po atje na diktuan, e na çuan në Durrës.  E aty na ndoqën. Shkuam në Rrogozhinë, në fshatrat e Kavajës. Çdo bënte një grua me dy fëmijë jetim? Megjithatë nëna ime u bë e forte. Jetuam duke shitur plaçkat që sillte im atë. Me emrat e dy shoqeve të nënës dërgonte rreth 10 dollarë.  Më shume na sillte rroba. Jetuam në vështirësi të mëdha, në borxhe.”- tregon Anishah Vlora.
Vdekjen e babait e morën vesh nga Hëna Këlcyra, vajza e tezes së saj: “ E morëm telegram dhe e lexonim. Lotët prishin gërmat e letrës të shkruar me bojë.  Nuk bënim dot kërkesë për në Vjenë, nga frika.”- vazhdon më tej Anishah Vlora. Më tej në narracionin  e saj dramatik  Anishah Vlora e bindur se drama e saj kishte autor Enver Hoxha dhe regjimin komunist, të habit me përgjigjen  ndaj pyetjes së gazetarit Qafoku.

-Çfare do t’i thonit Enver Hoxhës?

-Do ta nderonim e nuk do t’i thonim asgjë. Asnjë hakmarrje nuk patëm e nuk do të kemi. Jemi gjaku i babait tim, e ai nuk bënte të liga por vetëm të mira.  Ai nuk i bënte keq njeriu edhe nëse e kishte hasëm.

Eshtrat e Eqerem Bej Vlorës prehen ne Shqipëri pas një vendimi të qeverise në 5 mars 2014.
Personaliteti i shquar shqiptar  vdiq në Vjenë në vitin 1964 .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Stop/ “Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

Stop/ “Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

23/03/2026
Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

23/03/2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

23/03/2026
Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

23/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Stop/ “Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

Stop/ “Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

23/03/2026
Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

23/03/2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

23/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.