Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Aksioni ndaj informalitetit: Ja çfarë do bëjnë tatimorët dhe Policia e Rendit nga nesër

31/08/2015
Aksioni ndaj informalitetit: Ja çfarë do bëjnë tatimorët dhe Policia e Rendit nga nesër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dyqanet pa NIPT do të konfiskohen; kush nuk lëshon faturë do penalizohet në mënyrë absolute, së bashku me blerësin; Malli që do kapet pa faturë do konfiskohet në vend; nëse ka kundërshtime do të ndërhyjnë Forcat e Rendit….
Nga nesër pritet të fillojë aksioni më i madh kundër informalitetit në vend, i paralajmëruar gjatë ditës së sotme edhe nga kryeministri Edi Rama. Ndonëse nuk është bërë ende publike se çfarë do të bëhet konkretisht (tatimet pritet të japin info të detajuar ditën e nesërme) Monitor ka mësuar se cilat do të jenë disa nga veprimet kryesore në kuadër të këtij aksioni.
Aksioni do të ketë si bazë hulumtimin e bërë nga 400 tatimorët që u morën me kontratë të përkohshme në muajt e verës, të cilët “gjurmuan” bizneset në çdo cep e lagje të Shqipërisë dhe dërguan online të dhënat e grumbulluara.
Për tatimorët ky muaj dhe ai në vijim do të jenë tepër të ngjeshura, ku ata kanë marrë porosi të qarta se si duhet të veprojnë:
-Së pari, çdo mall që kapet pa faturë do të konfiskohet në vend.
-Së dyti, kush nuk lëshon kupon do penalizohet në mënyrë absolute. Erion Prifti, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve ndaj Tatimpaguesit ka pohuar për Monitor, se do të penalizohet edhe blerësi, në rast se nuk merr faturë, në bazë të legjislacionit në fuqi.
-Së treti, nëse do të gjenden dyqane pa NIPT, do të konfiskohet dyqani (çfarë ka dyqani brenda do të boshatiset).

Tatimet kanë pohuar se ky aksion nuk do të jetë selektiv.
Mësohet se Drejtoria e Tatimeve i ka bërë kërkesë Ministrisë së Rendit, që në aksionet e tyre të shoqërohen nga Ministria e Rendit.
Burime nga Drejtoria e Policisë së shtetit pohuan për Monitor se policia do të mbështesë si aksionin kundër informalitetit ashtu dhe atë për ndërtimet informale. Do të ketë grupe shoqërimi, që do të shoqërojnë punonjësit e tatimeve dhe në rast se ka kundërshtime, apo thyerje të ligjit, forcat e rendit do të veprojnë, sipas legjislacionit në fuqi.
(Monitor)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Air Albania” mban 6 orë në pritje pasagjerët në Rinas

Nga 10 prilli, procedura të reja në kufi për shqiptarët drejt zonës Schengen

09/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.