Velipojë, vdes punëtori 20-vjeçar, vihen në pranga pronari dhe përgjegjësi i firmës...

Velipojë, vdes punëtori 20-vjeçar, vihen në pranga pronari dhe përgjegjësi i firmës për abuzim

61
0
Shares

Policia e Shkodrës ka arrestuar pronarin dhe përgjegjësin e brigadës së ndërtimit “2 Niko sh.p.k”. Pronari i firmës së ndërtimit Nikolin Çersaqi, 67-vjeç nga Shkodra dhe përgjegjësi i firmës së ndërtimit, Fejzi Selimi 61 vjeç nga Shkodra, janë arrestuar pasi akuzohen për një sërë abuzimesh me detyrën.
Sipas policisë së Shkodrës, dy shtetasit u arrestuan pasi firma e tyre po kryente punime jashtë standarteve dhe rregullave të mbrojtjes në objektet që po ndërtonin, dhe konkretisht, resortit “Grand Europa” në Velipojë, Shkodër.
Si pasojë e mosmarrjes së masave mbrojtëse, humbi jetën 20-vjeçari F. R për shkak të rënies nga një lartësi. Nga hetimet e kryera, rezultoi se i riu dhe punëtorët e tjerë që ishin të punësuar në firmën “2 Niko shpk”, nuk ishin të regjistruar dhe të siguruar.
Pronari dhe përgjegjëi i firmës do të procedohen penalisht për veprat “Shkelje e rregullave në punë me pasojë vdekje” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY