Dy punonjës policië dhe një bashkëshortja e një të burgosuri në Shënkoll të Lezhës janë vënë sot nën pranga. Mbi ta rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Sipas policisë, bashkëshortja e një të burgosuri, 51-vjeçarja Mrikë Lazri nga Puk, kishte me vete 1.35 gram kanabis sativa. Sasia e dorogës është sekuestruar në dhomën e kontrollit të familjarëve ku gruaja do t’i jepte drogën bashkëshortit të saj. Policia sekuestroi sasinë e drogës, gjithashtu një celular dhe 43 mijë lekë të rinj.
Policia ka vënë në pranga edhe dy punonjës policie në burgun e Shënkollit. Efektivi Miklovan Kuliçi, 37-vjeçari ka nxjerrë nga trupi i tij dhe ka marrë nga në krahun e djathë një sasi drogë prej 3.55 gram kanabis sativa. Polici është zbuluar nga monitorimi i kamerave të sigurisë në burg, ndërsa është arrestuar edhe efektivi 45-vjeçar, Ram Toskaj, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në të njëjtin rast me Kuliçin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/