Albcontrol: Kur avioni s’kapet nga radarët tanë, të fluturojë ku të dojë,...

Albcontrol: Kur avioni s’kapet nga radarët tanë, të fluturojë ku të dojë, përgjegjësia nuk është e jona por e tjetërkujt

100
0
Shares

Albcontrol ka zhveshur veten nga përgjegjësia e mospikasjes së avionit të bllokuar me drogë disa ditë më parë në Itali, por që ishte nisur nga Shqipëria. Sipas Albcontrol, përgjegjësia e tij është sigurimi i trafikut ajror dhe jo ruajtja e hapësirës ajrore shqiptare, duke lënë të nënkuptojë se kjo është përgjegjësi e tjetërkujt.
Shërbimi shqiptar i udhëtimeve ajrore Albcontrol deklaron se nuk i ka ofruar shërbim avionit të kapur nga policia italiane dhe se ai nuk ka qenë i pajisur me mjete komunikacioni, çka ka bërë që të mos kapet nga radarët.
Me këtë rast, Albcontrol informon gjithashtu se ofron shërbimet e tij në hapësirën ajrore shqiptare për avionët civil e ushtarakë që zbatojnë rregullat dhe standardet e ICAO, të cilat burojnë nga Konventa e Çikagos dhe anekset e saj.
“Avioni ultra light i cili u kap gjatë aksionit ‘Free flight’, nuk është shfaqur në asnjë moment në ekranet e radarëve të Albcontrol, nuk ka pasur leje nga Autoriteti i Aviacionit Civil, nuk ka dorëzuar një plan fluturimi dhe për rrjedhojë nuk plotëson kushtet e marrjes së shërbimit të kontrollit të trafikut ajror që Albcontrol ofron”, theksohet në deklaratën Albcontrol.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY