Zyrtari i policisë së Vlorës, “daja” që garantonte kultivimin e kanabisit

Zyrtari i policisë së Vlorës, “daja” që garantonte kultivimin e kanabisit

105
0
Shares

Vladimir Zanaj zyrtari i lartë i policisë së Vlorës i arrestuar si pjesëtarë në grupin kriminal që transportonte drogë me avion drejt Italisë ka pasur rol kyç në funksionimin e tij. Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda ai ishte kishte dhënë garanci se veprimtaria e kriminale nuk do të pikasej nga policia.
Burime nga grupi hetimor konfirmuan se familjet Lamaj dhe Ahmetaj kishin mbjellë plantacione me kanabis në zonën e Sevasterit. Për ketë, në bazë të përgjimeve, Zanaj me detyrë shef i burime njerëzore në Drejtorinë e Policisë Vlorë, i kishte dhënë garancinë se, parcelat e tyre nuk do prekeshin nga aksioni antikanabis i policisë shqiptare.
Në përgjimet e prokurorisë shqiptare Zanaj njihej me pseudonimin “Daja”. Sipas hetimeve, ai përveç ruajtjes së parcelës kishte marrë përsipër dhe të mbikëqyrte mbarëvajtjen e korrjes së kanabisit. Por kjo gjë sipas prokurorisë nuk ka ndodhur pasi, këto plantacione janë shkatërruar gjatë aksioneve të policisë në Sevaster.
Sipas hetuesve mbjellja e plantacioneve vetë nga ky grup kriminal e bën të dallueshëm nga çdo lloj organizate tjetër e trafikut të drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY