Sherr mes kunatave, vendimi i gjykatës: Mos flisni me njëra-tjetrën

Sherr mes kunatave, vendimi i gjykatës: Mos flisni me njëra-tjetrën

53
0
Shares

Sherri mes dy kunatave që ndajnë të njëjtën banesë i ka çuar në sallën e gjyqit. Gjykata e Tiranës ka lëshuar urdhër-mbrojtje për 52-vjeçaren S.M e cila është kërcënuar dhe dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga kunata e saj me të cilën ndante shtëpinë. Gjykata ka vendosur detyrimin ndaj 46-vjeçares N.M të mos kryejë asnjë veprim dhune ndaj saj. Gjithashtu, ajo duhet të mos e kërcënojë, të mos komunikojë, të mos i afrohet pjesës së banesës ku banon paditësja dhe të mos i afrohet asaj në një distancë më të afërt se 50 metra.
Qëndrimi në një shtëpi ka bërë që kunatat të mos durojnë dot njëra tjetrën. S.M e cila ndihet e kërcënuar ka thënë në gjykatë: “
Unë po rregulloja shtëpinë dhe hodha sheqer në dhomë, se ashtu e kam zakon. Vjen e paditura, që është kunata ime, dhe më thotë me ironi se do të ëmbëltohemi. Unë i thashë se unë me ty nuk ëmbëltohem kurrë. E paditura filloi të fshijë sheqerin, duke më sharë dhe ofenduar”.  Ajo pretendon se kunata e kërcënon bashkë me nipin dhe mbesën: “
Në këto kushte, kur e paditura më dhunon, ndihem e rrezikuar, pasi kam dhe shenja në trup, të cilat i kam filmuar dhe me celular”.
Ndërsa gjatë seancës gjyqësore të dyja kunatat kanë sjellë prova se kanë dhunuar njëra-tjetrën, fizikisht dhe psikologjikisht.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY