Një i ri në Elbasan ka kanosur në 48-vjeçare se do t’i publikonte videon e saj nudo nëse nuk i jepte një shumë të caktuar parash. Në njoftimin e policisë të ditës së sotme, thuhet se 22-vjeçari Marjon Bici nga Elbasani kanosi shtetasen 48-vjeçaren M. B., gjithashtu nga Elbasani duke i kërkuar 500 euro për të mos publikuar një video intime.
Policia arrestoi të riun dhe sekuestroi në cilësinë e provës materale:
– Pamjet filmike të bëra ndaj shtetases M.B,
– Një aparat celular tip Nokia E.51,
– 500 euro
Marjon Bici do të procedohet penalisht për veprën “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/