Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Banda e trafikimit nga ajri plantacione edhe në Itali, problemet me borxhlinjtë i zgjidhte me dhunë

26/08/2015
Banda e trafikimit nga ajri plantacione edhe në Itali, problemet me borxhlinjtë i zgjidhte me dhunë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Operacioni “Fluturimi i Lirë” (“Free Flight”) i ditës së sotme i policisë italiane në bashkëpumin me autoritetet shqiptare, i cili çoi në arrestimin e 8 personave, kryesisht shqiptarë të një organizate kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike, nisi më 27 mars të 2015 pas arrestimit në flagrancë në provincën e Forli-Cezenëss, të një korrieri shqiptar me 50 kg marijuanë në bordin e makinës së tij.
Falë gjurmëve të tij Policia italiane e qytetit të Ricciones në muajin prill mundi të zbuloj një organizatë kriminale në trafikun e lëndëve narkotike e drejtuar nga dy familje shqiptare; Lamaj e Ahmetaj. Menjëherë u vunë nën mbikëqyrje 5 nënshtetas shqiptarë si dhe u kryen 4 sekuestrime të rëndësishme lëndësh narkotike; zbulimi i një plantacioni me 264 rrënjë kanabis në provincën e Forlisë, 20 kg marijuanë e disa gramë kokainë. Në kuadër po të operacionit “Fluturimi i Lirë” (“Free Flight”) të martën e shkuar u sekuestruan në një plantacion në provincën e Emilia Romanjës në komunën e Poggio Bernit, rreth 80 kg bimë narkotike.
Shqiptarët e arrestuar (të moshës 20-30 vjeç) janë rezidentë prej kohësh në provincën e Forli-Cezenës e në Rimini.
Organizata kriminale e drejtuar nga dy familje shqiptare e kryesisht nga vëllezërit Artjion e Kleo Lamaj dhe Elizer e Xhesian Ahmetaj kishin mundur të kuronin një rrjet kapilar shpërndarësish droge aq të kujdesshëm saqë mundte të mos binte në sy e t’i fshihej agjentëve të rrugës. Madje përdornin ndaj debitorëve të tyre, apo ndaj çdokujt që nuk i paguante në kohë për lëndën narkotike, një forcë dhune për të evituar çdo tip denoncimi.
Banda zhvillonte edhe aktivitetet të tjera kriminale. Anëratë e saj kishin investuar dhe në fushën e prostitucionit.
Disa nga anëtarët e organizatës shqiptare vetëm pak ditë më parë më 13 gusht kryen në komunën Gemmano, në provincën e Riminit një grabitje të dhunshme e vetëm brenda pak orësh u arrestuan nga policia e italiane bashkë me rreth 20 mijë euro materiale të vjedhura.
Të dy familjet shqiptare me paratë e përfituara nga ky trafik ndërkombëtar droge, kishin mundur të blinin këtë avion të lehtë transportues për lëndën narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.
Avioni “Aeroprakt” me të cilin u transportua lënda narkotike kanabis sativa u ble në Komunën Ozzano, rreth 20km larg Bolonjës nga piloti Vilson Lamaj 26 vjeç. Ky shtetas sipas të njëjtave burime nga grupi hetimor e ka blerë avionin rreth 50 mijë euro. Ai e ka marrë patentën për të pilotuar të tillë avion në Itali, në “Aeroclub G. Bortolotti” afër Bolonjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Stop/ “Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

Stop/ “Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

23/03/2026
Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

23/03/2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

23/03/2026
Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

23/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Stop/ “Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

Stop/ “Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

23/03/2026
Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

23/03/2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

23/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.