Zamak Cani, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më 23 nëntor të vitit 2010, është arrestuar ditën e djeshme. 42-vjeçari me banim në Tiranë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Gjykatës së Apelit Catanzaro në Itali. Ai është dënuar me 5 vite e 10 muaj burg për disa vepra penale: “Bashkëpunim në organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Emigracion klandestin”. Pas dërgimit të kërkesës për arrestimin e Zamak Canit në datën 21 gusht 2015 është bërë i mundur arrestimi i tij për veprat e lartpërmendura.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/