Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hilja e Kryeministrit: Ja pse ai krahason të ardhurat me vitin 2013

24/08/2015
Hilja e Kryeministrit: Ja pse ai krahason të ardhurat me vitin 2013
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama po poston prej disa ditësh të dhëna lidhur me të ardhurat duke i krahasuar ato me gjysmën e parë të vitit 2013. Pasdite ai ka postuar të ardhurat nga tatimet dhe doganat përgjatë muajve prill-korrik gjatë viteve 2013-2015 me shënimin: “Shikojini pak të ardhurat nga tatimet e doganat krahasuar me ç’mblidhej në kohën e atyre që sot bërtasin ku kanë shkuar paratë!”.

rama tatime 1

Një ditë më parë ai postoi edhe të dhëna të tjera mbi të ardhurat që krahasohen sërish me muajt e parë të 2013, duke mos e shtrirë krahasimin në të paktën dy vitet e fundit të qeverisjes së djathtë, 2011 dhe 2012.

rama tatime 2

rama tatime 3

Rama krahason me 2013 pikërisht në muajt ku vendi përfshihet nga fushata elektorale dhe tradicionalisht ulen të ardhurat në dogana dhe tatime. Në qershor të 2013 u bënë zgjedhjet. Por ndërkaq vitet elektorale në Shqipëri kanë shënuar vazhdimisht rënie të të ardhurave. Sic mësohet nga një raport i ministrisë së Financave në 5 muajt e parë të vitit 2013 kishte rënie të theksuar të të ardhurave në krahasim më 2012. “Të ardhurat nga tatimet dhe doganat ishin në nivelin 88.1 miliardë lekë, ose rreth -6.6 miliardë lekë më pak nga rreth 94.8 të parashikuara për periudhën, dhe -3.2 përqind më pak krahasuar me 5 mujorin e një viti më parë, baraz me 2.8 miliarde leke ne vlere absolute; të ardhurat nga pushteti vendor arritën në 5 miliardë lekë nga 5.7 miliardë lekë të parashikuara për këtë periudhë dhe me rënie vjetore te ndjeshme prej -12.4 përqind”.

Po në fund të vitit 2012 dhe në fillim të vitit 2013, qeveria e atëhershme mori disa vendime me efekt negativ në mbledhjen e të ardhurave. Ato ishin perjashtimi nga TVSH per makineri dhe pajisje; pergjysmimi i takses mbi automjetet e përdorura; ndryshimi i struktures se tatimit mbi pagat, duke rritur pragun e perjashtimit ne 30 000 leke; heqja e tatimit mbi token bujqesore. Masa të tilla japin efekt pozitiv për ekonominë pas një periudhë më shumë se një vit të zbatimit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Air Albania” mban 6 orë në pritje pasagjerët në Rinas

Nga 10 prilli, procedura të reja në kufi për shqiptarët drejt zonës Schengen

09/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.