SKANDAL/ Afera korruptive 5.7 milionë euro për kamerat e policisë, kush është...

SKANDAL/ Afera korruptive 5.7 milionë euro për kamerat e policisë, kush është “kamikazi” që u përzgjodh për shmangien e procedurave

55
0
Shares

Shmangia nga procedurat e prokurimit të blerjes së kamerave të policisë, mësohet se e ka vënë në vështirësi të madhe, një pjesë të specialistëve dhe drejtuesve të IT, të cilët e kanë pasur të pamundur të argumentojë blerjen e kamerave të policisë, si rast të një  “kontrate sekrete”. Vështirësia shtohet edhe për arsyen se vetë Ministria e Brendshme, ka kallëzuar në prokurori (për të cilën u ndaluan) edhe ish-zyrtarët e policisë për “kontratën sekrete” të kamerave në qytetin e Tiranës, në kohën kur Lulzim Basha, ishte Ministër i Brendshëm.
Nga ana tjetër, mësohet se asnjë nga specialistët e policisë nuk e mori përsipër shmangien e këtyre procedurave. Kjo u pasua me largimin nga puna të drejtoreshës së IT dhe stafit të ngushtë, sepse nuk pranuan të bëheshin pjesë e aferës së dyshimtë korruptive, për kontraktimin e 5.7 milionë eurove, për blerjen  kamerave të policisë.
Për këtë arsye mësohet se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kërkoi ndihmën e militantëve të partisë duke emëruar drejtor të IT,  një nga teknikët informaticien me inicialet E. D., i angazhuar në stafin elektoral të një deputeti të PS-së. Ishte ky drejtor i ri, i cili mori përsipër “të bëjë edhe kamikazin”, duke u bërë pjesë e shmangies nga procedurat e prokurimit të kontraktimit të 5.7 milionë eurove, për blerjen e kamerave të policisë.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/SKANDAL_Afere_korruptive_per_blerjen_e_kamerave_te_policise_shmangen_procedurat_e_prokurimit_te_5_7_milione_eurove_6268_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY