Diana Mile, ish-kandidatja e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” në bashkinë e Pogradecit, e etiketon kreun e Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale, Artan Shkëmbi, si pjesë e pazareve me Partinë Demokratike për humbjen e kësaj bashkie.
Në një intervistë dhënë gazetës “Panorama”, Mile reagon ndaj deklaratës së Shkëmbit se humbja e bashkisë së Pogradecit erdhi për shkak të kandidaturës së papërshtatshme dhe mungesës së organizimit të koalicionit të majtë.
Sipas Miles, e cila vazhdimisht ka denoncuar betonizimin e Pogradecit, kundër saj janë bashkuar shumë drejtues, duke përfshirë edhe Artan Shkëmbi.
“Gjithkush e ka kuptuar, dhe jo vetëm në Pogradec, që këtu u bë pazar nga drejtuesit, ku ishte dhe ai pjesë, ndërkohë që 16.024 banorë votuan ndershmërisht kandidaturën time, të ASHEsë. Kandidatura e mbështetur fort nga Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit ishte e përshtatshme edhe për 16 mijë bashkëqytetarë të mi që unë i falënderoj! Kjo kandidaturë ishte e papërshtatshme për pazarxhinjtë e Pogradecit, përfshi edhe ish-kryetarin që u bë personi shkaktar i betonizimit të qytetit”, shprehet Diana Mile.
“Në asnjë moment ishkryetari i bashkisë s’ka qenë pro përzgjedhjes së kandidaturës dhe fushatës sime, duke e ditur që s’do të isha asnjëherë pjesë e tavolinave të tij, ashtu si nuk kam qenë as në të kaluarën. Me kandidaturën time, zotërisë do t’i hapeshin dosjet e betonizimit. Ishkryetari nuk punoi asnjë ditë pro fushatës së përbashkët PSLSI, sepse i duhej të punonte për veten”, sqaron më tej Mile, përse ishkryetari i bashkisë duhej të përfshihej në pazare arsyet dhe e pse ai ka qenë kundër kandidaturës së saj.
Duke i dhënë përgjigje pretendimit të Artan Shkëmbit, si një “kandidaturë e papërshtatshme” Diana Mil, këmbëngul në pazarte e ish-kryebashkiakut, paazre sipas saj të shfaqura edhe në zgjedhjen e kryetarit të këshillit bashkiak.
“Nëse ishkryetari aludon për kandidaturën time, përse kryetarja e Këshillit Bashkiak mori vetëm 16 vota nga 21 këshilltarë të koalicionit të majtë…?! Por ai votim ishte pjesë e pazarit ku ishkryetari i Bashkisë së Pogradecit ishte i përfshirë”, shprehet më tej Mile.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/