Një 22-vjecare është rrëmbyer rreth orës 02:40 të mëngjesit të sotëm në një hotel në Durrës.
Vajza e rrëmbyer është shtetasja me iniciale E.B dhe ka qenë nëna e vajzës që ka denoncuar në Policinë e Durrësit rrëmbimin e të bijës.
Gruaja ka thënë se vajza e saj është marr peng nga shtetasi me iniciale A. J. 23 vjeç, nga Shijaku. Sipas saj, 23 – vjecari e ka futur vajzën më force në automjetin e tij “X5” dhe është larguar në drejtim të paditur.
Policia e Durrësit ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje dhe është vënë në kërkim të 22-vjeçares.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/