Ambasada Gjermane reagon ndaj pretendimeve të azilkërkuesve: Ju kemi njoftuar për kthimin...

Ambasada Gjermane reagon ndaj pretendimeve të azilkërkuesve: Ju kemi njoftuar për kthimin në Shqipëri

46
0
Shares

Ambasada Gjermane ka reaguar sot lidhur me pretendimet e azilkërkuesve që janë kthyer së fundmi, se ata nuk ishin lajmëruar për kthimin e tyre në Shqipëri.
Ambasada njoftoi  se azilkërkuesit janë informuar tërësisht përmes policisë dhe përkthyesve.
Në njoftimin e Ambasadës Gjermane thuhet:
“Ditët e fundit në mediat shqiptare është njoftuar, se si disa azilkërkues shqiptarë të rikthyer kanë pretenduar pas kthimit të tyre në aeroportin e Rinasit, se autoritetet kompetente gjermane nuk i kishin informuar përpara fluturimit të kthimit se ishin duke i kthyer në Shqipëri, por u kishin thënë se po i zhvendosnin drejt një qendre tjetër në Gjermani. Ky është një pretendim i rremë. Personat, që janë subjekt i rikthimit apo i dëbimit nga Gjermania në kuadër të procedurave të azilkërkimit informohen rreth masave të synuara në përputhje me të gjitha parimet e shtetit ligjor përmes policisë dhe me asistencën e përkthyesve. Dega lokale e Zyrës Gjermane për të Huajt është e pranishme përgjatë gjithë procesit të dëbimit dhe u përgjigjet pyetjeve të azilkërkuesve të refuzuar, gjithashtu me mbështetjen e përkthyesve. Ne këtë mënyrë azilkërkuesit subjekt i rikthimit apo i dëbimit informohen në mënyrë plotësisht të mjaftueshme rreth të gjitha masave që kanë të bëjnë me ta”.
Në njoftimin e saj sqarues, ambasada ka pasqyruar edhe listën me azilkërkuesit që do të kthenehen përgjatë muajve të gushtit dhe  shtatorit.”

LISTA E KTHIMIT TË AZILKËRKUESVE GJATË MUAJIT GUSHT, SHTATOR
Në kuadrin e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë, ju bëj me dije se në datat e poshtëshënuara vetëm gjatë muajit gusht dhe shtator 2015 do të riatdhesohen nga Policia Federale/Landet Federale me avionë charter azilkërkues nga Shqipëria dhe rajoni.

20.08.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
26.08.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
02.09.2015 rreth 70 shqiptarë / Data e saktë nuk është përcaktuar ende përfundimisht.
03.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
10.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
15.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 maqedonas
16.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 serbë
17.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
22.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
29.09.2015 rreth 70 shqiptarë
30.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY