Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqiptarët ulin konsumin e mallrave shtojnë kursimet “për ditët të këqija”

14/08/2015
Shqiptarët ulin konsumin e mallrave shtojnë kursimet “për ditët të këqija”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Konsumi privat regjistroi rënie vjetore me 1.2 % në tremujorin e parë të vitit 2015, duke reflektuar zhvendosjen e burimeve financiare drejt pagimit të faturave të prapambetura të energjisë elektrike, por edhe prirjen e konsumatorëve për të kursyer, njoftoi Banka e Shqipërisë në analizën e fundit për zhvillimet ekonomike ne vend.
Sipas Bankës, burimet e financimit të konsumit privat u mbështetën nga rritja e remitancave dhe e kredisë konsumatore. Ndarja më e detajuar e treguesve afatshkurtër dhe e vlerës së shtuar sipas sektorëve mundëson vlerësimin e konsumit familjar sipas grupeve kryesore të klasifikimit.
Rënia e konsumit u reflektua në masën më të madhe në tkurrjen e shpenzimeve konsumatore për mallrat e qëndrueshëm. Nga ana tjetër, shpenzimet për mallra për përdorim afatshkurtër dhe për shërbime janë rritur.
Bazuar në rezultatet e rubrikës së veçantë të vrojtimit të besimit konsumator për tremujorin e dytë të vitit, arsyet kryesore të kursimit ishin pasiguria për të ardhmen dhe zhvendosja e konsumit në një kohë më të vonë.
Më konkretisht, 46 % e konsumatorëve të pyetur kursejnë për të pasur fonde në dispozicion për të papritura dhe 39 % për të konsumuar në të ardhmen.
Treguesit afatshkurtër të konsumit privat sugjerojnë kontribut të ulët por pozitiv në rritjen e kërkesës agregate në tremujorin e dytë. Përmirësimi i besimit të konsumatorëve dhe i besimit në sektorin e shërbimeve sugjeron rritje të shpenzimeve konsumatore në tremujorin e dytë.
Konsumi privat klasifikohet në 4 kategori sipas jetëgjatësisë dhe qëllimit të përdorimit:
(i) mallra të qëndrueshme, të cilat përfshijnë mallra që mund të përdoren mbi 3 vjet (si për shembull mobilie, elektro-shtëpiake, vetura etj),
(ii) mallra gjysmë të qëndrueshme të cilat mund të përdoren nga 1 deri në 3 vjet (veshje, këpucë etj),
(iii) mallra jo të qëndrueshme të cilat kanë një kohë të shkurtër përdorimi, zakonisht më pak se 1 vit (ushqime, karburant, energji etj.) dhe
(iv) shërbimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
Aksident i rëndë, goditet mësuesja me nxënësin

Thyhen dyert e vidhen pajisje në një shkollë 9-vjeçare në Lezhë

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.