Pogradec, nëna e 4-vjeçarit denoncon policinë: Më la djalin pa ushqim, e...

Pogradec, nëna e 4-vjeçarit denoncon policinë: Më la djalin pa ushqim, e kam shtruar në spital

135
0
Shares

Një fëmijë 4 vjeç është mbajtur 11 orë në komisariatin e Policisë së Pogradecit. Nëna ë 4-vjeçarit ka denoncuar ngjarjen e rëndë, ku si pasojë e qëndrimit me orë të gjata në polici, djali është dërguar në spital. Majlinda Leka shprehet se i biri ka qëndruar në komisariat pa ushqim dhe pa gjumë, e tani ajo e ka shtruar në polici. Djali i mitur u shoqërua në komisariat bashkë me të atin pas ndalimit të tij nga Policia e Pogradecit për transportim lëndësh drusore, ngjarje kjo e ndodhur më 11 gusht në fshatin Zvirinë.
Nëna e 4-vjeçarit, Majlinda Leka shprehet:
“Policia më la fëmijën 4 vjeç në komisariat nga ora 22:00 deri në 09:00 të mëngjesit. Fëmija ndenji në komisariat pa gjumë dhe pa ushqim, ishte trembur shumë, tani e ka shtruar në spital. Nga dita e djeshme djali ka qenë shumë i shqetësuar. Tani doktorët e mbajnë me serume”.
Ndërsa policia nga ana e saj thotë:
“E kemi trajtuar normalisht, e kemi mbajtur me kujdes. Lajmëruam familjarët e tjerë, por ishin larg komisariat”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY