Tiranë, “agjentja turistike” 58-vjeçare mashtroi dy gra për udhëtime në Rusi, ju...

Tiranë, “agjentja turistike” 58-vjeçare mashtroi dy gra për udhëtime në Rusi, ju mori 1.300 euro

84
0
Shares

Strukturat e antikrimit në Policinë e Tiranës kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetases me iniciale E. J., vjeç 58, banuese në Tiranë.
Policia sqaron se procedimi ndaj saj ka nisur pasi dyshon se me anë të mashtrimit, ajo ju ka premtuar një udhëtim turistik në Rusi, dy shtetaseve, të cilave ju ka marrë edhe shuma të konsiderueshme të hollash. Viktima të mashtrimit kanë rënë , M. K., vjeç 64, banuese në Tiranë, të cilës i ka marrë 700 euro e 55 dollarë, si edhe rasti tjetër i mashtruar është ai i shtetases J. P., vjeç 62, banuese në Tiranë, të cilës i ka marrë 580 euro e 110 dollarë. Ajo po procedohet në bazë të Nenit 143/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY