Janë arrestuar tre persona nga Policia e Kavajës pasi kanë tentuar të zhvasin një shtetas. Pas kallëzimit në polici nga shtetasi Andi Hoxha, me autorizim nga prokuroria, policia nisi të përgjojë telefonat e pesonave të denoncuar. Gjithashtu, u mbajt nën mbikëqyrje edhe denoncuesi Hoxha, dhe gjatë kësaj kohe, në banesën e tij, në lagjen numër 2 në Kavajë mbërriti 17-vjeçari Erion Berdufi për ti marrë paratë. Kjo ngjarje ndodhi më 11 gusht, rreth orës 20:50, ku pas dhënies së parave, personi që u arrestua u fut në oborrin e denoncuesit ku aty ka ardhur arrestimi nga policia.
Gjatë arrestimit Erion Berdufi i ka rrezistuar policisë, ndërsa kjo e fundit mundi ta ndalonte e të sekuestronte paratë që i kishte marrë Andi Hoxhës dhe një celular në cilësinë e provës materiale.
Të implikuar në këtë kanosje me qëllim zhvatjen, ishin të implikuar dhe dy persona të tjerë, Stefan Berdufi, 34 vjeç dhe V.L., 15 vjeç, të cilët u vetëdorëzuan.
Personat e arrestuar:
1. Erion Berdufi, 17 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje
2. Stefan Berdufi, 34 vjeç
3. V.L., 15 vjeç
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
• 60 mijë lekë të reja.
• Telefon celular objekt hetimi sekuestruar shtetasit Erion Berdufi.
• Telefon celular objekt hetimi sekuestruar shtetasit Stefan Berdufi.
• Telefon celular objekt hetimi sekuestruar shtetasit Andi Hoxha
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/