Gjykata e Lartë në Tiraënë ka rihapur dosjen penale kundër Edi Ramës, për tre lejet e ndërtimit që ka dhënë gjatë kohës kur ka qenë kryetar bashkie. Ish-nënkryetari i ALUIZN-it Sokol Hasani, ka bërë kallëzim penal në prokurori në datë 10 prill 2014 duke akuzuar Edi Ramën për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
Hasani kallëzoi Ramën pasi iu referua një deklarate mediatike të nënkryetarës së atëhershme Jorida Tabaku me datë 11.05.2013. Jorida Tabaku akuzoi Ramën me detyrë Kryetar Bashkie se kishte dhënë tre leje ndërtimit të kundërligjshme, firmave të ndërtimit pranë tij dhe në dëm të buxhetit të shtetit. Pas pushimit të hetimeve nga prokuroria, Gjykata e Tiranës e riktheu për rihetim. Gjykata argumenton se kjo çështjeduhet të hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme dhe jo nga Prokuroria e Tiranës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/