Gjakmarrja na katër shtete, ekstradohet në Çeki kosovari

Gjakmarrja na katër shtete, ekstradohet në Çeki kosovari

110
0
Shares

Shqipëria ka ekstraduar për në Çeki një shqiptar nga Kosova i dënuar për vrasje. Shukri Hoti vrau për gjakmarrje në Pragë në gushtin e vitit 1997 një bashkatdhetar dhe për këtë u dënua me 12 vjet burg.
Në korrik, Hoti u arrestua në pikën e kalimit kufitar Qafë-Prush dhe pas kësaj Ministria çeke e Drejtësia kërkoi ekstradimin e tij. Gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar ekstradimin për të kryer dënimin e dhënë nga gjykata në Çeki.
Vrasja e kryer prej 41-vjeçari është bërë për gjakmarrje me familjen Xaja. Nga mosmarrëveshjes mes familjes Hoti dhe Xaja deri tani janë vrarë katër persona.
Viktima e parë që shënon edhe zanafillën e kësaj gjakmarrjeje daton në vitin 1996, kur një anëtar i familjes Xaja shkeli radhën e drejtuesve të traktorëve që prisnin të ngarkoheshin me rërë.
Një anëtar i familjes Hoti protestoi për këtë gjë. Por, ai u dhunua nga Xaja. Kjo solli vrasje në Kosovë, Gjermani, Zvicër dhe Çeki. Në gusht të vitit 1997, Shukri Hoti hapi zjarr ndaj Hilmi Xaja, 36 vjeç nga një makinë në lëvizje në qendër të Pragës dhe u largua.
Shukri Hoti gjithashtu është i dyshuar për vrasjen e vëllait të 36-vjeçarit në maj të vitit 1997, në Kosovë. Dy familjet u pajtua në maj të vitit 1998, ku në ceremoni morën pjesë 500 njerëz.


Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Kukes_arrestohet_kosovari_i_denuar_per_vrasje_ne_Prage_te_Cekise_4355_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY