Prej disa ditësh lajmi “i prishjes së qetësisë” nga një helikopter, kryeministrit Edi Rama, ndërsa pushon në Dhërmi, është prezent në mediat shqiptare. Lajmi këtu qëndron, se për këtë zhurmë në qiell të një helikopteri, u ankua vetë kryeministri dhe, sikurse nuk pritej ndryshe, sanksionet rëndojnë mbi pilotin gjerman…
Por, më i hershëm se ky lajm, një lajm “i mirë”, pse është lajm “i keq”, pothuajse ka zënë vend në mediat shqiptare dhe me gjithë freskimin e tij herë pa here, me të reja, askush nuk shqetësohet, askush nuk shqetëson askënd.
Fjala është për ndotjen e bregdetit shqiptar nga karburantet që shkarkojnë anijet dhe tragetet e ndryshme.
Kjo është fotoja më e fundit e publikuar në media ku bregdeti i Dhërmiut dukshëm bie në sy për ndotjen nga karburantet.
Fotoja i përket ditëve të fundit, kur dihet që në këtë bregdet po pushon edhe kryeministri Edi Rama.
Por megjithatë, denoncimi mbetet thjesht dhe vetëm mediatik, sepse kryeministrit nuk duket se “nuk ia ka ndjerë” shumë për këtë ndotje mjedisore, sa zhurma e helikopterit…, ndaj edhe nuk kemi dëgjuar të ankohet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/