“Jemi në proces dhe drejt përfundimit të një analize shumë të thelluar të të gjitha arsyeve të rënies së të ardhurave, në raport me parashikimin… Por pamjen shteruese do ta kemi në fund të kësaj analize, që do të përcaktojë edhe qasjen tonë, në raport me planin e të ardhurave për pjesën tjetër të vitit”
Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në 30 korrik , në konferencën e fundit për shtyp, në prag të nisjes së pushimeve.
Ndërsa që nga ajo periudhë ai ndodhet me pushime në aksin Kavajë – Dhërmi, kur edhe e gjithë qeveria ndodhet me pushime, mësohet se kjo analizë ka përfunduar (me frymën e shenjtë besohet) dhe Edi Rama ka arritur të gjejë shkaktarët e mosmbledhjes së të ardhurave nga doganat e tatimet.
Këtë zbulim të shkaktarëve ai e ka zbuluar vetë në një intervistë të gjatë për gazetën “Dita”.
“Së pari, rënia e çmimeve të naftës e të mineraleve në tregjet ndërkombëtare, e cila vetëm deri në fund të majit e ka impaktuar negativisht planin tonë me rreth 35 milionë dollarë… Së dyti…, modernizimi i sistemit të rimbursimit të TVSH-së sipas praktikës së mirë ndërkombëtare dhe praktikës së BE-së gjithashtu, ka një efekt të përkohshëm në rënien e të ardhurave… Së treti, rritja e qëllimshme e akcizës së duhanit për të dekurajuar konsumin e tij dëmtues për shëndetin, ka reflektuar ndjeshëm në rënie të ardhurash”, ka renditur kryeministri shkaktarët e mosmbledhjes së të ardhurave nga tatimet e doganat.
Sipas tij, këto shkaqe, që nuk kanë qenë në dorën e tij, nuk lënë shkas që ndokush të mendojë e të artikulojë se për mosmbledhjen e të ardhurave nga doganat e tatimet, “fajin e ka Edi Rama”…
“Faji mbetet jetim”…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/