Në vlerësimin e saj paraprak, Banka e Shqipërisë i qëndron idesë së saj se kriza e Greqisë do të ketë efekte negative në ekonominë shqiptare. Kështu në vlerësimin e saj BSH parashikon që ky efekt të jetë 0.25 % për shkak të rënies së reminitancave dhe shkëmbimeve tregtare.
Përveç krizës greke, Banka e Shqipërisë rendit edhe faktorë të tjerë që do të ndikojnë në ngadalësimin e rritjes ekonomike të Shqipërisë.
Midis të tjerave, tjetër faktor është edhe rënia e konsumit privat për shkak të pagesave të faturave të energjisë elektrike. Aksioni “Rama” për t’i shpallur luftë ndaj qytetarëve, i ka detyruar ata të mbushin arkat e OSHEE-se, por nga ana tjetër të ulen shpenzimet për konsumin e përditshëm.
Pavarësisht se institucionet qeveritare janë shprehur për një rritje ekonomike, vlerësimet e bëra nga BSH i qëndrojnë realitetit të një ekonomie më të ngadaltë në 6-mujorin e dytë të këtij viti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/