Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHPËRTHIMI TE “DON BOSKO”/ Prokuroria zbardh dinamikën që provokoi shpërthimin

11/08/2015
SHPËRTHIMI TE “DON BOSKO”/ Prokuroria zbardh dinamikën që provokoi shpërthimin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Tiranës ka bërë publike sot disa të dhëna paraprake lidhur me ngjarjen e dy ditëve më parë në “Don Bosko”, ku si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në një ëmbëltore mbetën të plagosur disa persona.
Sipas prokurorisë, mësohet se, në datën 09. 08. 2015, në orën 18:35, në vendin e quajtur rruga “Don Bosko”, në ambientet e lokalit “Bar Kafe Ëmbëltore” , të administruar nga ana e shtetasit Avdulla Dervishi, ka ndodhur një shpërthim gazi nga e cila, kanë mbetur të dëmtuar dhe plagosur disa klientë, personeli shërbimi, klientë e kalimtarë të rastësishëm si dhe banorë të ambienteve përreth. Nga shpërthimi i janë dëmtuar edhe disa ambiente banesash e biznese përreth vendit të ngjarjes duke ju shkaktuar dëmtime të xhamave të fasadave të dyerve, dritareve si dhe në ambientet e brendshme të biznesit përreth lokalit “Bar Kafe Ëmbëltore”.
Nga ana e punonjësve te policisë të Komisariatit të Policisë nr. 3, Tiranë, pas marrjes dijeni për ngjarjen, në bashkëpunim me forcat e Zjarrfikëses, shërbimin e urgjencës spitalore, është bërë evakuimi i banoreve si dhe është dhënë ndihma mjekësore e personave të dëmtuar dhe të plagosur nga shpërthimi i këtij lokali.
Nga ana e policisë gjyqësore në bashkëpunim me ekspertet kriminalist, ekspertet xheniere dhe ai PMNZSH, është bërë kryerja e vendit të ngjarjes, në të cilën u konstatua se lokali ëmbëltore “Kamela“, ishte i shkatërruar, dyert dritaret e saj ishin të hequra dhe të thyera, materiale të pastiçerisë, pajisje të saj ishin të shpërndara dhe të hedhura në mënyrë të çrregullt në ambientin e lokalit dhe jashtë saj, janë konstatuar 6 (gjashtë) bombola gazi të pa shpërthyera të përmasave të ndryshme, ngjitur me murin e këtij lokali shihen dy soba gazi gatimi, pranë tyre shihen tuba impianti të shpërndarjes së gazit, muret janë të veshura me blozë. Në distancën 2 m nga ana veriore u fiksua vatra e shpërthimit, pasi shihen mbetje djegie. Gjithashtu në disa biznese dha banesa, si dhe disa ambiente të tjera banimi ku ndodhi shpërthimi, shihet shkatërrimi i dyerve, dritareve.
Nga deklarimet e deritanishme të personave të ndryshëm, të cilët kanë qenë në lokal në momentin e shpërthimit, rreth orën 18.30 të datë 09. 08. 2015, rezulton se shtetasi Avdulla Dervishi ka thirrur me zë të lartë që të ulin automatet pasi po çlirohej gaz.
Një nga punonjësit e lokalit ka tentuar të hapur me dorë rubinetin e bombolës, por meqenëse nuk ka mundur që ta hapë, i ka kërkuar ndihmë pronarit Avdullait që ta hapë atë. Pasi Avdullai ka shkuar dhe është munduar që ta hapë bombolën e gazit, është ndjerë rrjedhje gazi. Pas pak momentesh, Avdullai ka thirrur që të uleshin automatet e rrjetit elektrik. Në këtë moment ka ndodhur edhe shpërthimi.
Është kërkuar kryerja e ekspertimeve mjeko – ligjore për personat e dëmtuar, si dhe është bërë vendim për kryerjen e ekspertimit teknik të zjarrit dhe ai biologjik, saktëson prokuroria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

ELISA SPIROPALI/ Më përjashto!

ELISA SPIROPALI/ Më përjashto!

28/04/2026
Operacioni “Network” në Tiranë, zbulohen 3 apartamente rozë, 7 të arrestuar, 5 nën hetim

Operacioni “Network” në Tiranë, zbulohen 3 apartamente rozë, 7 të arrestuar, 5 nën hetim

28/04/2026
Berisha shpjegon gazetarët, pse mund të drejtojë në politikë edhe sot

Berisha shpjegon gazetarët, pse mund të drejtojë në politikë edhe sot

28/04/2026
Të shtëna me armë në qendër të Athinës, disa të plagosur në dy sulme ndaj institucioneve publike

Të shtëna me armë në qendër të Athinës, disa të plagosur në dy sulme ndaj institucioneve publike

28/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

ELISA SPIROPALI/ Më përjashto!

ELISA SPIROPALI/ Më përjashto!

28/04/2026
Operacioni “Network” në Tiranë, zbulohen 3 apartamente rozë, 7 të arrestuar, 5 nën hetim

Operacioni “Network” në Tiranë, zbulohen 3 apartamente rozë, 7 të arrestuar, 5 nën hetim

28/04/2026
Berisha shpjegon gazetarët, pse mund të drejtojë në politikë edhe sot

Berisha shpjegon gazetarët, pse mund të drejtojë në politikë edhe sot

28/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.