Policia e Durrësit jep informacione të reja në lidhje me historinë e shumëpërfolur të motrave Kajtazi të zhdukura që prej 25 ditësh nga shtëpia e tyre. Sipas policisë, dy motrat ndodhen në qytetin bregdetar dhe janë parë nën shoqërinë e një gruaje rreth të 50-ave, e cila është tutore e vajzave që kërcejnë në lokalet e natës.
Dy motrat janë parë për herë të fundit të shoqëruara nga gruaja pranë stacionit të trenit në Durrës. Por, pas bërjes publike të lajmit për zhdukjen e tyre, ato nuk janë parë më.
Ndërkohë që policia ka marë informacione për vendndodhjen e vajzave në Durrës, po bëhen kontrolle në hotelet, baret dhe lokalet e natës për gjetjen e tyre, edhe pse ende nuk kanë lokalizuar vendndodhjen e saktë të tyre.
Orialda dhe Klevisa Kajtazi kanë helmuar disa herë familjarët e tyre me medikamentin“loram” duke i vënë në gjumë dhe natën frekuentonin lokalet e baret. Por më 15 korrik, pasi helmuan prindërit dhe motrën, ato i vunë flakën shtëpisë dhe grabitën 5 milionë lekë kursime të familjes.




