Një 17-vjeçar është aksidentuar rëndë në qytetin e Durrësit. E.Ç po lëvizte me biçikletë kur një shtetas kosovar e ka përplasur me makinën e tij, tip “Reanault”, me targa “RKS 03-224 EK”.
Përplasja ndaj të riut ishte e fortë dhe sipas Policisë së Durrësit ai është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
17-vjeçari ndodhet në një gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa autori që e përplasi, 29-vjeçari Fadil Zhabollaj është arrestuar nga Policia e Durrësit. Ai do të procedohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.




