Fatmir Xhafaj, kryetari komisionit të reformës për drejtësi zhvilloi një tryezë bashkëbisedimi me gazetarët. Tema kryesore e këtij bashkëbisedimi ishte ecuria e reformës në drejtësi. Xhafajj u shpreh se situata në sistemin e drejtësisë është kritike,por reforma do të garantojë standartet, pasi me konsensus edhe të opozitës, boshti kryesor i realizimit të saj do të jetë ekspertiza e huaj dhe ajo vendase.
Pyetjes së gazetarëve lidhur me propozimin 7 pikësh të opozitës të propozuar nga përfaqësuesi i PD-s në komisionin për reformën e drejtësisë, Eduard Halimi, Xhafaj u shpreh se as nuk e ka parë dhe dëgjuar më parë këtë propozim. Madje ishte i çuditur për këtë propozim, pasi sipas tij opozita kishte dy vjet kohë për të sjellë propozimet e saj. Por sipas tij, të gjitha qëndrimet e shprehura nga kreu i PD-së, Basha si edhe propozimet e njohura të opozitës, janë vlerësuar dhe reflektuar në planin strategjik të reformës.
Ndërsa çështjes se drejtues të lartë të sistemit të drejësisë vijnë nga komunizmi, kreu i komisionit të reformës për drejtësi la të kuptohet se nuk do të hiqen nga sistemi i drejtësisë gjyqtarët që kanë qenë pjesë e sistemit të drejtësisë në periudhën e komunimit, duke e justifikuar si një çështje që nuk është në thelb të kësaj reforme dhe se vetëm ata që janë të korruptuar do të përjashtohen nga sistemi.
Reforma në sistemine drejtësisë kërkon 93 vota për tu votuar, ndërsa mazhoranca nuk i plotëson ato. Xhafaj u shpreh se opozita ka qenë bashkëpunuese në këtë proces dhe është pro reformës, duke qenë i bindur se opozita do ta votojë reformën.
Lidhur me konsensusin me opozitën Xhafaj tha: “Konsensusi është i nevojshëm kur i shërben reformës, por jo reforma të sakrifikohet për konsensusin. Ne e këmi pritur opozitën, kemi dialoguar, kemi reflektuar mbi kërkesa të opozitës. Vetëm për t’i dhënë mundësi opozitës, dhe jo vetëm asaj, qe kushdo të jetë pjesë dhe kontributor i reformës”. Kjo deklaratë e Xhafaj bie ndesh me qëndrimin e LSI për të pasur me çdo kusht konsensus me opozitën, e cila është shprehur më herët se reforma e drejtësisë nuk mund të mendohet pa opozitën.
Çështja tjetër që diskutua në takimin me gazetarët ishte ajo e prokurorit për të cilin Xhafaj tha se nuk do të ketë këtë rol që ka sot, dhe se mazhoranca ende nuk ka një propozim të sajin për zgjedhjen e kryeprokurorit.
“Mazhoranca nuk ka një propozim të saj për zgjedhjen e kryeprokurorit, e kemi shtruar problmin më gjerë. Ky model kushtetues a ka rezultuar efiçent? Pra a është prokuroria efiçente? Një gjë është e qartë, prokurori nuk do të ketë më këtë rol që ka sot”- tha Xhafaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/