Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mbaron “oferta” për azilkërkuesit, nuk marrin më 600 euro

05/08/2015
Mbaron “oferta” për azilkërkuesit, nuk marrin më 600 euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ambasada gjermane ka sqaruar vendimin për dhënien e 600 eurove shpërblim për azilkërkuesit të cilët vendosnin të ktheheshin në Shqipëri. Pas bujës që bëri në mediat shqiptare dhënia e shpërblimit prej 600 eurosh për azilkërkuesit shqiptar, mbasada njoftoi se kjo ishte një “ofertë” që vlente deri më 24 korrik.
Deklarata e plotë e Ambasadës gjermane
Ambasada Gjermane informon mbi reagimin e Qarkut Federal Lorrach në Gjermani në lidhje me lajmet dhe artikujt e shfaqur në mediat shqiptare. Qarku Federal Lorrach: Në shumë media shqiptare është raportuar ditët e fundit se Qarku Federal Lorrach në Gjermani do t‘u paguante para azilkërkuesve që vijnë nga vendet e Ballkanit, nëse këta do të tërhiqnin aplikimin për azil dhe do të ktheheshin vullnetarisht në atdheun e tyre. Qarku Federal Lorrach Ju vë në dijeni për faktin se ky informacion është i gabuar.
Informacioni i vërtetë është se në fillim të korrikut 2015, për azilkërkuesit nga Ballkani, u bë oferta e mëposhtme unike dhe e limituar në kohë:
Personat, të cilët kanë tërhequr aplikimin e tyre për azil deri më 24 korrik 2015 dhe do të dalin nga Gjermania deri më 14 gusht 2015, mund të marrin një mbështetje financiare nga Qarku Federal Lörrach. Kjo ofertë nuk është më e vlefshme që prej datës 24 korrik 2015. Në të ardhmen nuk do të ketë shpërblim në para në rast kthimi vullnetar në atdhe.
Me këtë aksion synohej të pengohej akomodimi i detyruar i azilkërkuesve në salla dhe çadra. Megjithatë situata e akomodimit të azilkërkuesve në të gjithë Gjermaninë muajt e fundit është përkeqësuar në mënyrë dramatike, aq sa dhe Qarku Federal Lorrach është i detyruar t’i strehojë azilkërkuesit e tjerë në vazhdim në çadra dhe palestra.
Për azilkërkuesit, strehimi në këto qendra të improvizuara në kushte urgjence, shoqërohet jo vetëm me rrethana banimi shumë të ngushta dhe mungesën e hapësirës private por edhe me reduktimin e kuotës në para, pasi për shkak të shpërndarjes së ushqimit në mënyrë të përqendruar, hiqet pagesa në para për ushqim për azilkërkuesit.
 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.