Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Babai i motrave Kajtazi: Policia s’po e merr seriozisht, thonë prit tu mbarohen lekët e do vinë vetë

05/08/2015
INTERVISTA/ Babai i motrave Kajtazi: Policia s’po e merr seriozisht, thonë prit tu mbarohen lekët e do vinë vetë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Babai i dy motrave Kajtazi, Orialda, 18 vjeç, dhe vajza e vogël me iniciale K. K.,14 vjeç, të cilat janë zhdukur nga shtëpia prej datës 16 korrik, ngre shqetësimin se vajat e tij mund të jenë mashtruar në rrjetet sociale.
Tre javë pa asnjë lajm mbi fatin e dy vajzave të tij, Hiqmet Kajtazi, apelon strukturat policore dhe ato të Prokurorisë të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe ta marrin seriozisht çështjen.
Kajtazi thotë se dy vajzat e tij nuk ishin fëmijë problematikë dhe vetë ai nuk ka probleme të hapura me njeri që të drejtojë gishtin diku apo të ngrejë dyshime.
Megjithatë ai nuk përjashton faktin se Orialda 18 vjeçe dhe motra e saj 14 vjeç të jenë mashtruar përmes rrjeteve sociale.
“Unë kam qenë në Tiranë, nuk kam qenë në shtëpi. Kemi qenë të helmuar. Unë,vajza e madhe dhe gruaja kemi qenë në Tiranë të tre. Ngjarja ka ndodhur natën, në mëngjes na kanë marrë nga spitali dhe na kanë sjellë, kaq. Kemi gjetur mangët fëmijët, kanë marrë lekët, bizhuteritë, marrrë gjithçka”, tregon Hiqmeti.

Kush ju lajmëroi ju në spital?
Policia. Na kanë marrë dhe sjellë këtu. Unë kam qenë i pavetëdijshëm, kam qenë i sëmurë.

Keni marrë ndonjë sinjal gjatë këtyre tre javëve?
Jo, përveç një numri të panjohur, asgjë tjetër. Dje na ra, e hapi nusja dhe nuk foli.

Cilat janë dyshimet tuaja?
Asnjë dyshim. Me njeri nuk kam asnjë problem. Nga shtëpia kanë marrë lekët, eurot që kisha për rrugë, rrobat të gjitha, bizhuteritë, kanë dalë katër valixhe nga shtëpia me rrobat e tyre. Kanë pasur shumë rroba.

Keni ndonjë apel?
Shteti të na ndihmojë, po rrinë si të heshtur, a nuk dinë,a nuk duan? Për mua është njëlloj. Përveç inspektorit të krimeve Kalemi që është treguar njeri, ndërsa për të tjerët… Një prokuror që nuk pranon të më takojë, një Drejtor policie që s’do të më takojë 3 javë. Nuk ka ardhur asnjeri tek shtëpia, përveç ditës së parë. As nuk dimë se kush i ka marrë, për çfarë i ka marrë, si kanë ikur. Ndoshta kanë ikur vetë. Fëmijët e mi kanë qenë shtëpiakë, nuk kanë dalë njëherë të vetmen për një kafe. Nuk kanë dalë asnjëherë vetëm, ose kanë dalë me mua ose me të ëmën. Ndaj më vjen inat se më kanë thënë dhe në polici që kur tu mbarohen lekët do të vinë. Fëmijët e mi nuk janë fëmijë që dalin me pi kafe. I ka gënjyer dikush ndoshta nëpër rrjetet sociale, nuk është aq e zorshme për të gënjyer dy fëmijë.

Policia çfarë u ka thënë për ngjarjen?
Nuk japin asnjë informacion, veçse ky Armir Kalemi, asnjeri tjetër nuk më ka ardhur dhe nuk më ka pyetur.

Mund të kenë kaluar kufirin?
Nuk e di.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

Protesta e 4 korrikut, policia urdhër për shtimin e kontrolleve në kufi

02/07/2026
DITA 33/ Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Mos harxhojmë vezë, të hedhim plehrat mbi ta

DITA 33/ Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Mos harxhojmë vezë, të hedhim plehrat mbi ta

02/07/2026
Zv/presidenti i Parlamentit Evropian, dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Tiranë

Zv/presidenti i Parlamentit Evropian, dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Tiranë

02/07/2026
SPAK nis hetimet për aferat korruptive me inceneratorët

EMRAT&AKUZAT/ SPAK dërgon për gjykim grupin e biznesmenëve dhe zyrtarëve për inceneratorin e Tiranës

02/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

Protesta e 4 korrikut, policia urdhër për shtimin e kontrolleve në kufi

02/07/2026
DITA 33/ Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Mos harxhojmë vezë, të hedhim plehrat mbi ta

DITA 33/ Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Mos harxhojmë vezë, të hedhim plehrat mbi ta

02/07/2026
Zv/presidenti i Parlamentit Evropian, dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Tiranë

Zv/presidenti i Parlamentit Evropian, dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Tiranë

02/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.