Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

QSUT, i rrethuar nga 50 klinika private dhe mbi 50 farmaci

02/08/2015
QSUT, i rrethuar nga 50 klinika private dhe mbi 50 farmaci
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qendra Spitalore Universitare “ Nënë Tereza” (QSUT) institucioni shëndetësor më i madh në Shqipëri është “rrethuar” tashmë nga rreth 50 spitale, klinika dhe laboratorë privatë dhe nga mbi 50 farmaci.

spitali i rrethuar 1

Me një staf mjekësor prej 2297 personash që përfshin mjekë, infermierë e teknikë laboratoresh, QSUT funksionon si një magnet për lulëzimin e shëndetësisë private, ku sigurisht çmimet dhe “rregullat e lojës ndryshojnë. “

Vetëm në zonën rreth QSUT – rruga e unazës, rruga “Aleksandër Moisiu” në drejtim të Kinostudios, fundi i rrugës së Dibrës dhe rruga “Kongresi i Manastirit” që të çon në Spitalin Psikiatrik, rezulton se ka afërsisht 100 spitale, klinika, laboratorë diagnostikimi dhe farmaci private. Një shifër kjo gati e pabesueshme po të mendosh që bëhet fjalë për një sipërfaqe prej pak më shumë se 200 000 m2.

Nëse qytetarët marrin gjithë shërbimin dhe medikamentet që u takojnë sipas ligjit në QSUT, si shpjegohet ky grumbull i madh klinikash, laboratorësh, spitalesh e farmacish?!

spitali i rrethuar 2

Qytetarët që shkojnë në QSUT për të marrë asgjë më shumë se shërbimin mjekësor që u takon, veç parave që u duhet të japin nën dorë thjesht për të zënë një shtrat apo deri për të pastruar dhomën, detyrohen nga mjekët të shkojnë në klinika private.

Janë me dhjetëra rastet e këtij tipi të raportuara në media me zë dhe figurë. Duke përfituar nga e drejta ligjore për dypunësim, mjekë e shefa pavjonesh zotërojnë ose kanë lidhje interesi me klinikat dhe laboratoret private që gjenden fare pranë.

Nëse mjekët do të respektonin oraret, etikën dhe normat profesionale dy apo tre-punësimi i tyre është totalisht brenda rregullave dhe ligjit. Por ka një kontrast të madh mes mjekut të klinkës private dhe mjekut të spitalit Nënë Tereza, që shpesh qëllojnë të jenë i njëjti person.

Në QSUT sheh rradhë të gjata njerëzish të sëmurë që presin për orë të tëra pas dyerve momentin kur doktori do të “shfaqet” në krye të detyrës së tij. Por nuk është çudi që doktorin ta gjesh 300 metra më poshtë, tek klinika private duke i pritur klientët me buzëqeshje dhe duke u shërbyer me mirësjellje.

Shumë prej klinikave dhe laboratorëve privatë rreth QSUT –së e fshehin informacionin për stafin e tyre. Në vetëm pesë nga ato që e bëjnë publik në faqet e tyre të internetit, mësojmë se punojnë të paktën 13 mjekë që njëkohësisht janë pjesë e stafit të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Lorin Kadiu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

28/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Rama mbyll mbledhjen te “Vila e Kuqe”, detyra për deputetët dhe drejtuesit

28/08/2026
Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

28/08/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Hoxha reagon ndaj aludimeve të Malit të Zi: Shqipëria nuk është pjesë e asnjë skenari destabilizues

28/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

28/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Rama mbyll mbledhjen te “Vila e Kuqe”, detyra për deputetët dhe drejtuesit

28/08/2026
Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

28/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.