Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO & FOTO/ Kamelia ndalon Presidentin, por gardisti nuk ndalon “vajza nga rruga” të pushojnë te vila e Dhërmiut

01/08/2015
VIDEO & FOTO/ Kamelia ndalon Presidentin, por gardisti nuk ndalon “vajza nga rruga” të pushojnë te vila e Dhërmiut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës mund të mos lejohet të shkojë në rezidencën shtetërore të Dhërmiut, por kjo nuk do të thotë që vajza të reja, pa poste zyrtare, të mos e shfrytëzojnë atë për plazhin ditor.
Kamera e Televizionit Klan ka filmuar sot këto dy vajza të reja, të cilat bënin plazh brenda territorit të vilës shtetërore të Dhërmiut dhe sapo kanë kuptuar që po filmoheshin, kanë përdorur çadrën e plazhit për t’u fshehur, e më pas janë futur brenda në vilën qeveritare.
Gjithçka ndodh në një kohë kur, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare (DSHQ) i ka mohuar të drejtën e shfrytëzimit të vilës shtetërore në fjalë, Presidentit të Republikës, për pushimet verore, edhe pse në Protokollin e Shtetit, kreu i shtetit është zyrtari i parë që trajtohet nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare.
rdhr1Në një korrespondencë të gjatë dhe të zgjatur në kohë, Kamelia Vojka, Drejtore e Shërbimeve Qeveritare, refuzon kërkesën e Presidentit të Republikës për të qëndruar gjatë muajit Korrik në rezidencën shtetërore të Dhërmiut, me motivacionin se do ketë punime në vilë.
Koha e përzgjedhur për punime, në mes të sezonit veror, është gafa dhe problemi më i vogël i Drejtores Vojka. Ajo çka e bën më skandaloze reagimin e Drejtores së Shërbimeve Qeveritare është përjashtimi i kreut të shtetit nga detyrimi protokollar, por dhe për shkaqe sigurie, i qëndrimit të tij në rezidencat e Dhërmiut dhe Vlorës.
Me motivacionin se njëra, ajo e Dhërmiut, është në rikonstruksion gjatë Korrikut, e më pas është rezervuar për Kryeministrin dhe kreun e Kuvendit, si dhe tjetra, ajo e Vlorës, është lënë gjatë gjithë sezonit veror në dispozicion të Kryeministrit.
Vetë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nuk e zgjati shumë këtë çështje, duke mos dashur të luajë as rolin e viktimës, por zgjodhi një hotel privat në Shëngjin për pak ditë pranë detit, por mesa duket shoqet apo kushërirat e Kamelias së Shërbimeve Qeveritare apo ndokujt tjetër, mund të shkojnë sa herë të duan në rezidencën shtetërore.

 

Për të parë videon klikoni këtu …

https://www.youtube.com/watch?v=1-tVAkh4PWA

(TV Klan)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

28/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Rama mbyll mbledhjen te “Vila e Kuqe”, detyra për deputetët dhe drejtuesit

28/08/2026
Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

28/08/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Hoxha reagon ndaj aludimeve të Malit të Zi: Shqipëria nuk është pjesë e asnjë skenari destabilizues

28/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

28/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Rama mbyll mbledhjen te “Vila e Kuqe”, detyra për deputetët dhe drejtuesit

28/08/2026
Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

28/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.