Ekstradohet nga Gjermania pengmarrësi i transportuesit të parave

Ekstradohet nga Gjermania pengmarrësi i transportuesit të parave

83
0
Shares

Mbrëmë nga ana e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Berlini/Gjermani, drejt vendit tonë i 44-vjeçarit shqiptar, Dritan Brisku, banues  në Kuçovë-Berat.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin Nr. 922, datë 20. 10. 2014, e ka dënuar Dritan Briskun, me 2 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Heqje e paligjshme e lirisë së personit“, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë
Ngjarja për të cilën akuzohet dhe është dënuar 44-vjeçari, e ka zanafillën më se dy vjet më parë.
Më datën 20 mars 2013, pas një marrëveshje për transportimin e një sasie të madhe parash britanike (Paund) nga Londra për Tiranë, midis Dritan Briskut, me drejtuesin e mjetit E. M., i cili në shkëmbim të shumës prej 6.000 Euro dhe makinës që do ta kalonte në pronësinë e tij pasi të sillte në destinacion, ngarkesën në Tiranë, u akuzua nga Dritan Brisku dhe shokët e tij, se shtetasi E. M.,  i kishte përvetësuar një sasi të madhe valute në Paund.
Si masë shtrënguese për të nxjerrë të vërtetën ata e kanë marrë këtë të fundit dhe e kanë dhunuar për t`i kthyer paratë e dhëna, ku si rezultat shtetasi E. M.,  ka përfunduar pa ndjenja në shtëpinë e këtyre të fundit në rrugën Komuna e Parisit, në Tiranë.
Pas kësaj ngjarje si dhe pas gjykimit në mungesë të të akuzuarit, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, Gjermani në datën 10 qershor 2015, Dritan Brisku, është arrestuar në Gjermani, nga autoritetet policore gjermane me qëllim ekstradimi në vendin tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY