Instituti i Vjenës, pesimist për rritjen ekonomike në Shqipëri

Instituti i Vjenës, pesimist për rritjen ekonomike në Shqipëri

53
0
Shares

Raporti i fundit i publikuar nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike parashikon një rritje pesimiste të ekonomisë. Sipas studimit, rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit do të jetë 2%, një përqindje e afërt me nivelin e vjetshëm.
Parashikimi fillestar  institucioneve financiare për këtë vit ishte 3%, por pak muaj më parë e ulën këtë parashikim.
Shqetësuese për Institutin e Vjenës mbetet ngarkesa fiskale, niveli i lartë i kredive me probleme dhe balancat me jashtë.
Parashikimi i Institutit të Vjenës për rritjen ekonomike në vitin 2016 është 2.2%, ndërsa për vitin 2017 është 2.4%. Sërish, faktorët për rritjen e ulët  ekonomike janë shtrëngesat fiskale dhe kreditë me probleme.
Nga ana e saj, qeveria shqiptare parashikon një rritje 2.7% këtë vit, ndërsa në dy vitet e ardhshme një rritje më të madhe se sa ajo e parashikuar nga Instituti i Vjenës.
Teksa debati mes Kryeministrit dhe opozitës lidhur me rritjen ekonomike vazhdon, raporti i Institutit i Vjenës për Studime Ekonomike parashikon një rritje të zymtë të ekonomisë shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY