Një 59-vjeçare është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi ka dërguar nipin në Greqi pa lejen e nënës. Sipas policisë, shtetasja D.F. i ka marrë pa të drejtë ish-nuses, djalin e mitur 3 vjeç dhe e ka dërguar në Greqi tek djali saj.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Zonja Çure” në Tiranë, ku pas ngjarjes nëna e djalit M.F ka bërë denoncmin në polici. Nëna e djalit, 25-vjeçarja M.F ka raportuar në polici se ajo ka qenë e martuar me djalin e D.F dhe kohët e fundit ata janë në proces divorci. Sipas saj, nëna e ish-bashkëshortit i ka marër djalin pa leje dhe e ka dërguar në Greqi.
Ndërkohë, pas denoncimit, policia po punon për kapjen e të dyshuarës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/