FOTO/ Trageti “Rhapsody” i përuruar nga Edi Rama, me defekt – sot...

FOTO/ Trageti “Rhapsody” i përuruar nga Edi Rama, me defekt – sot në Durrës vjen “SNAV Lazio”

311
0
Shares

Të enjten, më 30 korrik 2015, një ditë para se kompania e famshme italiane GNV do të startonte zyrtarisht linjën Bari-Durrës-Bari me tragetin “Rhapsody” të super-reklamuar në mediet private dhe publike midis dy anëve të Adriatikut, mësohet se më 31 korrik 2015, linjën do ta mbulojë trageti tjetër i GNV-së, “SNAV Lazio”. Është interesant fakti që as kompania italiane GNV, as Kapitaneria e Durrësit, as Drejtoria e Përgjithshme Detare, as Ministria e Transportit e Infrastrukturës nuk njoftuan publikun e interesuar se në vend të tragetit “Rhapsody”, ku janë prenotuar biletat, do të jetë “SNAV Lazio”. Kjo u mësua nga një telefonatë në dispeçerin e  portit të Durrësit, pas një informacioni zyrtar se “Rhapsody”-a ishte ende në portin e Gjenovës (shih hartën e datës 30 korrik 2015, ora 19:00).
Po ashtu mësohet se, trageti i ngritur në qiell nga GNV-ja dhe mediet e të dy vendeve, kishte pësuar defekte gjatë provave në det të hapur afër kantierit të riparimit (këputje e zinxhirit të spirancës, bllokim gjeneratori).
rhapsodyPër këtë qëllim GNV-ja e detyrua të sillte për linjën Bari-Durrës-Bari tragetin “SNAV Lazio” 26-vjeçar. Ky i fundit, sipas AIS-it (sistemi i identifikimit automatik) ka mbërritur në portin e Barit më 30 korrik 2015, ora 14:09, pasi kishte bërë një rrugë Palermo-Napoli-Palermo. Në portin e Barit, me urdhër të posaçëm të Romës, kapitaneria e atjeshme do të ushtrojë kontroll të imët për sigurinë lundrimore. Kjo për faktin se ndryshe nga “Rhapsody”, që është me flamur maltez, “Lazio”, ka flamur italian dhe port regjistrimi Napolin dhe është klasifikuar nga “Registro Italiano Navale”.
trageti_11Për fat tv keq, edhe ky traget luksoz, në orët e para të mëngjesit të 27 tetorit 2002, ka pasur një përplasje më luftanijen britanike “HMS St Albans” brenda portit të Portsmouth-it për shkak të erërave të forta (65-74 km në orë), që arritën kulmin me shpejtësinë 130 km në orë. Luftanija u dëmtua rëndë dhe pati të plagosur në ekuipazhin e saj, kurse trageti pësoi vetëm dëme sipërfaqësore, përfshirë një prerje të vogël. Në atë kohë në anijen civile kishte 850 udhëtarë dhe 130 pjesëtarë të ekuipazhit, fatmirësisht pa viktima apo të lënduar. 

Trageti “SNAV Lazio”
snavlazio“SNAV Lazio” është kroçierë-traget i klasit “Peter Pan”, në pronësi aktualisht dhe në operim të kompanisë italiane SNAV/GNV. U hodh në det për lundrim më 28 tetor 1989 nga kantieri detar “Schichau Seebeckwerft”në Bremerhaven të ish- Gjermanisë Perëndimore me emrin “Olau Britannia” për kompnanië “Olau Line”.
Pas mbylljes së “Olau Line”-it në vitin 1994, “Olau Britannia” u çarterua nga kompania “P&O Ferries” dhe mori emrin “Pride of Portsmouth”. Që nga viti 2005 operohet me emrin “SNAV Lazio” fillimisht në linjat Civitavecchia, Palermo dhe Olbia, pastaj Napoli – Palermo. Ka një tonazh prej 33 336 GT; gjatësi 161 metra; gjerësi 29 metra; zhytje 6.50 metra; shpejtësi 21.3 nyja (39.4 km në orë). Ka një kapacitet prej 1 716 udhëtarë, 475 vetura, 118 trajlerë.

Retro për “Rhapsody”
biletaE kishte menduar mirë marketingun SNAV/GNV-ja (Grandi Navi Veloci) për të lançuar tragetin “Rhapsody” të linjës Bari-Durrës-Bari. U përdorën medie private dhe publike italiane dhe shqiptare. Më 17 korrik 2015, në Durrës, u bë dhe “joshje” propagandistike me qeveritarë nga të dy anët e Adriatikut (Kryeministri shqiptar Edi Rama; ambasadori italian në Tiranë Massimo Gaiani; zëvendësministri shqiptar i Transportit  dhe Infrastrukturës Ylli Manjani; Sekretari i përgjithshëm i porteve në Ministrinë italiane të Infrastrukturës dhe Transportit  Enrico Pujia; Komisari i Autoriteti Portual të Levantes Francesco Mariani; Senatori Giovanni Procacci etj). Por kjo zhurmë provokoi dhe interesim ndërkombëtar, duke u gërmuar në të kaluarën e “Napoléon Bonaparte”- “Rhapsody”. U përmendën disa incidente, nxjerrja nga shërbimi, shitja, riparimi dhe problemet e sigurisë. U hapën dosjet e avarisë së 27-28 tetorit 2012. U hartua një raport nga “BEAmer” (bureau enquêtes accidents de mer), Byroja franceze e hetimit të aksidenteve detare në anije e porte. Kompania franceze SNCM, pronare e tragetit, nuk mundi ta riparojë për 60 milionë euro, pasi duheshin zëvendësuar motorët, gjeneratori, kabllot e dëmtuara gjatë përmbytjes me ujë deti në aksidentin e para tre vjetëve.

(Dyrrahu)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY